LAJMI I FUNDIT:

Ministri grek na bëri për të qeshur

Ministri grek na bëri për të qeshur

Spartak Ngjela

Ministri grek na bëri për të qeshur.


Na ishte veshur edhe ushtarak.

Por, na gajasi një tjetër injorante që e paskësh sjellë në Shqipëri Vangjel Dulja.

Kanë marrë zemër siç duket edhe nga Saliu.

Të shpëtojmë detyrimin për gjenocidin çam; të shpëtojmë detyrimin për pronat çame.

Të shpëtojmë nga guximi që po marrin shqiptarët për të folur shqip në Igumenicë, Prevezë e kudo në Epirin puro shqiptar.

Dhe, njëherësh, të shpëtojmë dhe Sali Berishën dhe aradhën e tij të korruptuar, nga ndëshkimi në Shqipëri.

O mavri me bojë: asgjë nuk bëni dot se jeni në pikë të hallit! Të gjitha detyrimet që iu keni Shqipërisë dhe shqiptarëve, do t’i paguani e do t’i dorëzoni një e nga një. Iku koha e falsifikimit të historisë së. Shqipërisë dhe shqiptarëve. Aleatët e ngushtë të kësaj kohe të Shqipërisë dhe shqiptarëve, gjermanët dhe amerikanët, janë ata të cilëve iu keni vjedhur paratë. Nuk bëni dot më asnjë lojë false. Do t’i paguani të gjitha, bashkë me dëmet që në një shekull iu keni shkaktuar shqiptarëve.

Nuk i trembni dot me luftë shqiptarët: jeni të humburit e mëdhenj të shekullit XXI. Duhet të paguani paratë e dëmeve…