Bashkimi Demokratik për Integrim do të marrë pjesë në qeverinë reformatore me njerëz që kanë qenë pjesë e qeverive të tjera me OBRM-PDUKM-në, por edhe me LSDM-në në të kaluarën dhe të cilët nuk njihen për zbatim të reformave të suksesshme. Siç mëson Alsat nga burimet e tij emrat e kabinetit të ri qeveritar nga radhët e partisë së Ali Ahmeti kanë pritshmëri shumë më të vogël se sa në kohën kur kreu i partisë vendosi ministrat e rinj në Qeverinë teknike.
Emrat që përfliten janë:
Hazbi Lika – Zv/kryeministër për Sistem Politik e Marrëdhënie mes Komuniteteve. Lika që nga viti 2009 nuk ka qenë aktiv as në parti e as në jetën politike. Ai më herët ka ushtruar postin e kryetarit të Komunës së Tetovës. Në vitin 2003 ka qenë zëvendësministër i Brendshëm, periudhë që shquhet për punësimin e policëve shqiptarë me libreza partiake.
Sadulla Duraku – Ministër i Ekologjisë. Aktualisht është kryetar i Komunës së Likovës, ndërsa në qeverisjen e kaluar LSDM- BDI ka qenë ministër i Bujqësisë.
Bujar Osmani- Zv/kryeministër për Çështje Evropiane propozim i degës së Çairit. Me përzgjedhjen e Osmanit është djegur mundësia e Izet Mexhitit për të qenë ministër i Ekonomisë siç flitej deri tani. Zëdhënësi Osmani në Qeverinë e Gruevskit ka qenë ministër i Shëndetësisë ndërsa përmendej edhe në bombat e opozitës.
Adnan Jashari – Ministër i Drejtësisë. Në kohën kur ushtronte po të njëjtën detyrë në vitet 2014-2016, nuk u bë asnjë lëvizje milimetrike në drejtim të reformave në drejtësi dhe në rishqyrtimin e proceseve të montuara politike. Jashari njihet edhe si ndër promovuesit kryesor për simbolin e luanit në stemë i cili atë kohë shkaktoi reagime të shumta në opinion.
Ndërkohë edhe shefi i kabinetit të kryetarit të BDI-së, ka mbetur jashtë listës së ministrave. Edhe pse fillimisht Artan Grubi ishte kërkuar në një nga postet e “arta” në strukturat e rendit përfshi edhe DSK-në.
Ndërsa emrat më të përfolur nga LSDM-ja për në ekzekutiv janë:
Oliver Spasovski – Ministër i Punëve të Brendshme
Radmilla Sheqerinska – Ministre e Mbrojtjes
Dragan Tevdovski – Ministër i Financave
Nikolla Dimitrov – Ministër i Punëve të Jashtme
Milla Carovska – Ministre e Punës dhe Politikës Sociale
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëZyrtare: Kosova nuk është në agjendën e mbledhjes së Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës
BE afër finalizimit të raportit për çështjen e masave ndaj Kosovës
Zbulohet receta e dhënë nga mjeku neuropsikiatër për nënën që u vetëvra me 3 fëmijët në lumin Buna
Paguhen, por nuk punojnë: Dy toksikologët "joekzistentë" të QKUK-së
Vajza ther me thikë babain e saj në Shtime
S’do të dëgjohet dëshmitari i planifikuar për të premten në rastin Thaçi dhe të tjerët, pranohen dëshmitë e tij e dhënë më parë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"Dhëmbët, flokët e veshët" - Gani Gërmia me ndryshime drastike në pamje
Palestinezët festojnë "pranimin e marrëveshjes" nga Hamasi, ndërsa izraelitët protestojnë për kthimin e pengjeve
Blero flet për takimin me Afronën: Kur e pashë atë duke qarë, më doli loti - edhe burrat qajnë
Reagojnë zyrtarët e lartë të SHBA-së pas lajmit se Hamasi e ka "pranuar marrëveshjen"
Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë
Luiz Ejlli thyen heshtjen, flet për padrejtësitë në Big Brother: Më përdorën familjen, por çmimin e madh e fitova në momentin që më tha Kiara 'PO'