LAJMI I FUNDIT:

Mezoterapia, tretman i rinisë së përjetshme

Mezoterapia, tretman i rinisë së përjetshme
-->

A e dini cili tretman është më i kërkuari gjatë viteve të fundit?

Ja përse mezoterapia është metodë plotësisht e sigurt dhe pa dhimbje e përtëritjes së lëkurës së fytyrës e cila jep rezultate të pabesueshme dhe të dukshme që pas tretmanit të parë.

swiss-logo

Fëllënza Çitaku – Bajçinovci

Me kalimin e viteve, lëkura e humb shkëlqimin dhe freskinë e saj. Duke marrë parasysh se interesi për kirurgjinë estetike është në ditët e tij të arta, të gjithë nxitojmë të fshehim vitet që kemi nën lëkurë, duke treguar si kurrë më parë frikën e madhe të njerëzimit ndaj plakjes.

E, një ndër metodat më të mira për rigjenerimin e lëkurës është Mezoterapia, një teknikë gjatë së cilës përdoret gjilpëra e vogël, me ndihmën e së cilës në sipërfaqen e lëkurës futen vitamina, minerale, aminoacide dhe acid hialuronik.

Mezoterapia, i bën qelizat më aktive, sepse pas moshës 30 vjeçare, humb aktiviteti i tyre. Kështu, arrihet hidratim intensiv dhe ushqim i lëkurës, ndërkaq procesi i plakjes dukshëm ngadalësohet.

Këtë tretman e aplikova në Swiss Medical & Health Center tek dermatologia Allma Koçinaj dhe vërtet u befasova, sepse rezultatet ishin të mahnitshme.

Mezoterapia është një metodë që zgjatë deri në 45 minuta, nuk shkakton dhimbje dhe e mira e saj është se rezultatet duken menjëherë pas injektimit.

Mezoterapia nuk ndikon në ndryshimin e mimikës së fytyrës për dallim nga Botox-i, pra ju mund të dukeni e freskët dhe natyrale me aplikimin e kësaj metode.

Këtë metodë të shërimit mund ta aplikojnë ekskluzivisht mjekët e specializuar për praktikumin e mezoterapisë.

Swiss Medical & Health Center
Hyrja të Banka Ekonomike
Sheshi Nëna Terezë
Tel. 038 – 220000 ext. 130
medical@sdhprishtina.com

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Shëndetësi
Kalo në kategori