Master mësuesja!
Të ishe magjistër i shkencave dikur ishte privilegj, sakrificë sublime, angazhim i pashoq, ndaj jo gjithkush mund të arrinte në atë stad. Pas vitit ‘99, në Kosovë ndryshoi kjo praktikë. U bë e njohur anekdota kur në një aksident trafiku mes dy personave njëri nga ta ju drejtua tjetrit: “Më vjen keq magjistër për këtë që ndodhi”. E, tjetri ju përgjigj: “Nga po e di që jam magjistër?!”. I pari ia ktheu: “Nga fakti se çdo i dyti në Kosovë është i tillë, prandaj unë nuk jam, i bie që ju të keni magjistër”!
Kohë më parë dëshirova të bëhem mësuese, pak nga dëshira e pak nga tradita familjare, por fati ishte kundër meje. U regjistrova më 1990 në Shkollën e Lartë Pedagogjike në Gjilan, mirëpo rrethanat e kohës ma pamundësuan t`i vazhdoj studimet, ngase si fëmija i dy prindërve mësimdhënës kushtet financiare ma pamundësuan.
Kësisoj, pa dëshirë përfundova në një shitëse si shumë kolegë. 10 vjet pas luftës, nuk ju ktheva më profesionit të shitëses, porse u bëra nënë e tre fëmijëve. Ju përkushtova rritjes së tyre, në njëfarë mënyre bëra detyrën e mësueses me mundësitë dhe aftësitë solide.
E, një ditë vendosa t`i kthehem realizimit të dëshirës së mbetur në gjysmë. Përkundër dilemës nëse mosha më ka ikur, besova se për dije nuk është vonë kurrë.
U ktheva në shkollën e lartë në Gjilan ku më kërkuan të riregjistrohem, ngase nuk e kisha marrë indeksin kur isha pranuar për herë të parë. Në vend të tij, unë e pata marrë “randa knjizhicën”, për të punuar shitëse, ndaj për mungesë parash indeksin nuk e pata marrë.
Më humbën shpresat, ndonëse paslufta ma krijoi mundësinë ta realizoj ëndrrën time për mësuese. Pas shumë përpjekjeve vendosa: unë, nëna e tre fëmijëve, ta regjistroj Fakultetin e Edukimit në një universitet privat të quajtur dikur, e sot kolegj. Diplomën e kam të vulosur me ngjyrë të kaltër nga Ministria e Arsimit, e cila e ka licencuar atë.
I theva barrierat dhe udhëtoja nga 50 kilometra për t`i ndjekë ligjëratat, për të hyrë në provime e për të marrë nënshkrime.
Por, problemet nuk mbaruan. Akreditimi ishte problemi i radhës. Fakulteti im së bashku me disa të tjerë u bënë të licencuar, por jo të akredituar. Si çdo punë tjetër në Kosovë edhe kjo e imja bë me një zgjidhje të parakohshme. Ata që i morën paratë, na thoshin se jemi të licencuar, e të tjerët se nuk jemi të akredituar. Kjo torturë s`ka mbaruar. Fillova të punoj si mësuese në qytetin tim, fillimisht si zëvendësuese nga një shkollë në tjetrën, duke bërë katër vite përvojë pune. Padyshim, kjo më krijoi një siguri dhe ma rriti kurajon t`i kompensoj edhe ato 10 vitet të humbura.
E, në fund, u punësova aty ku isha vetë nxënëse, në shkollën ku babai im punoi 40 vite si mësimdhënës.
E lumtur dhe e gëzuar, ama shkurt. Kontrata ime e vlefshme deri më 31 gusht, ngase universiteti ku unë diplomova nuk ishte i akredituar. Pra, në këtë mënyrë ne që mbaruam në privat mund të zëvendësoheshim me të tjerë që kishin mbaruar në publik.
Ky mos komunikim ndërinstitucional na ka goditur ne “privatnikëve”, ndaj mua më shtyri të bëhem master mësuese. Ky raport ndërmjet shtetit, institucioneve private të arsimit dhe studentëve është vetëm një hallkë e gjendjes faktike në shtetin tonë.
Shpresoj të mos më ndodh asnjë aksident në komunikacion për ta përjetuar në vepër historinë e barsoletës me magjistër. Por, gjatë udhëtimit për në ligjërata të masterit, njëri nga udhëtarët në autobus më pyeti nëse mund të ulej në karrigen e lirë afër meje.
E pyeta se çfarë studion, teksa më tha të jetë në master.
Kaloni në ulësen tjetër, ju lutem, sepse do ta prishim strukturën 3/1, i thash me shaka.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëTeknologjia e vijës së portës ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan
A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po
Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më
Rënia e një prej më të mirëve në botë – e larguan nga klubi në ditën e dasmës, tani stërvitet me amatorë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre