Kompania Kosovare për Distribuim dhe Furnizim me Energji Elektrike, KEDS ka rinovuar rrejtin në fshatin Muhadër të Gjakovës.
Drejtori për Shërbime Publike në këtë komunë, Shkumbin Kastrati tha se ky investim ka qenë i nevojshëm, meqë disa herë kanë pranuar ankesa nga banorët për problemet me rrjet të energjisë elektrike në këtë pjesë.
Ai tha se investimet e KEDS kanë ndikuar në përmirësimin e rrjetit, si dhe eliminimin e rreziqeve.
“Investimet në fshatin Muhader degëzimi Muhall e Shehut konkretisht në segmentin e ri të Largëpërçuesit Bistrazhini, ka ardhur në kohën e duhur”, tha Kastrati.
Sipas tij investimet e KEDS-it gjatë këtij viti kanë ndikuar pozitivisht në stabilizimin e rrjetit në shumë rajone të Gjakovës, ku janë ndërruar shtylla të tensionit të lartë dhe të mesëm me stabilimente përcjellëse.
Në degëzimin e largpërçuesit “Bistrazhini”, kyçet vendbanimi i quajtur Muhalla e Shehut me dy trafo stacione.
Sipas inxhinierëve të KEDS-it ky largpërçues është ndërtuar sipas të gjitha normave teknike.
“Largpërçuesi ka gjatësi prej 560 metrash dhe zëvendëson largpërçuesin e vjetër i cili kalon nëpër zonën malore me gjatësi prej 1150 metrash dhe është i dëmtuar”, thonë në KEDS.
Sipas kësaj kompanie prishjet më të mëdha në këtë dalje janë mu nga ajo zonë, ku përveç tjerash edhe shtyllat e kalbura dhe përçuesit e dëmtuar, shpeshherë kanë bërë që të ketë rënje te rrjetit energjetik.
“Janë ngritur dhe montuar 10 shtylla betoni 12 metrash. Janë montuar 13 konzolla metali, 133 izolatorë dhe janë instaluar 400 kilogram përçues”, thonë inxhinierët e KEDS-it.
Në Planin Zhvillimor të Rrjetit të Shpërndarjes deri në vitin 2025, parashihet që të vendosen 3500 trafo stacione të reja bashkë me ato që do të rinovohen dhe mbi 2000 kilometra të rrjetit të ri, që do të kontribuojnë në modernizimin dhe avancimin e rrjetit të shpërndarjes në standarde evropiane. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëU hap panairi Horeca, "Zgjidhje për çdo shef" - Një sinjal pozitiv për gastronominë dhe hotelerinë
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
GoBau – Kositëse bari
KEDS: Elektroseveri ka filluar t’i vendosë njehsorët e rrymës në veri
EBC Cosmetics vjen me zbritjen më të madhe vjetore
StaffiX ofron trajnim për Bazat e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre