LAJMI I FUNDIT:

Kurti: Kosova është uzurpuar nga partia në pushtet dhe SHIK-u

Kurti: Kosova është uzurpuar nga partia në pushtet dhe SHIK-u

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, në tetë vjetorin e themelimit të kësaj lëvizje nuk kursyer akuza në drejtim të qeverisjes së vendit.

Ai ka thënë se shteti i Kosovës është i uzurpuar nga partia në pushtet dhe nga SHIK-u, duke bërë pazare me Serbinë dhe duke shitur pasurinë e Kosovës. Vizitën disa ditësh në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kurti e ka vlerësuar si të mirë.

Në një konferencë për media të mbajtur ditën e mërkurë, Kurti ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje ka lëvizur përgjatë këtyre 8 viteve pa u ndalur, transmeton KP.


Ai ka thënë se kjo lëvizje vështirësitë i ka shndërruar në sfida dhe sulmet e regjimit nuk e kanë frikësuar.

Kurti ka thënë se ky ndryshim që ja ka bërë Vetëvendosje politikës dhe politikbërjes ka qenë traumatik për regjimin, por edhe për institucionet në përgjithësi.

Sipas tij Lëvizja Vetëvendosje ndonëse se është subjekti më i qartë dhe më parimor, megjithatë është paradoksalisht edhe subjekti më i keqinterpretuar dhe keqkuptuar.

Lideri i kësaj lëvizje ka adresuar akuza në drejtim të partisë në pushtet, duke thënë se e ka uzurpuar pushtetin, duke bërë pazare me Serbinë dhe duke shitur pasurinë e vendit.

“Para 14 viteve populli i Kosovës duhej çliruar. Sot është shteti i Kosovës ai që duhet çliruar. Ky çlirim është çlirim i shtetit nga pushteti që nuk dinë gjë tjetër përveç pazareve me Serbinë dhe shitjes së pasurisë së Kosovës. Shteti i Kosovës është i uzurpuar nga partia në pushtet dhe nga SHIK-u, me që rast që nuk po flas nga dy gjëra të ndryshme. Në vijim ne do të angazhohemi në Kuvend e aktivitete publike që të rrëzojmë këtë Qeveri e të i japim fund kësaj qeverisje. Kosova është shtet i dobët që po dështon dita ditës, nuk mund të shpëtojmë këtë Qeveri e këtë kryeministër e Kosovën dhe popullin e saj”, ka theksuar Kurti.

Lëvizja Vetëvendosje e ka ndryshuar perceptimin për politikën, që sipas Kurtit ka dëshmuar që është e mundshme të jesh dhe deputet edhe aktivist, të jesh edhe politikan edhe i ndershëm.

Ndërkohë, duke folur rreth vizitës së tij në SHBA, Kurti ka thënë se së pari ka takuar mërgatën shqiptare atje, mandej janë mbajtur disa ligjërata në disa universitete dhe në fund takimet janë zhvilluar me përfaqësuesit e Departamentit të Shtetit Amerikan dhe me gjashtë kongresmen e një senator.

Ai ka thënë se kjo vizitë ka pas për qëllim që Lëvizja Vetëvendosje të bëhet gjithnjë më e pranishme në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke shtuar se nga kjo vizitë janë etabluar disa kanale të komunikimit të që merret vesh e vërteta për Kosovën dhe kësisoj të ndryshohet Kosova për të mirë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Këshilltari i kryetarit shqiptar në Zubin Potok për mediat në Serbi: Lista Serbe e ka fajin për gjithçka

Këshilltari i kryetarit shqiptar në Zubin Potok për mediat në Serbi: Lista Serbe e ka fajin për gjithçka

Politikë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Sulm fizik ndaj një gruaje dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Prokuroria ngrit aktakuzë ndaj të dyshuarit në Prishtinë

Sulm fizik ndaj një gruaje dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Prokuroria ngrit aktakuzë ndaj të dyshuarit në Prishtinë

Drejtësi

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
Pezulloi detyrat publike për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes, Rama i del në krah kryeministrit spanjoll

Pezulloi detyrat publike për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes, Rama i del në krah kryeministrit spanjoll

Lajme
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori