LAJMI I FUNDIT:

Kuçi: Vdekja e Deharit tragjedi kombëtare

Kuçi: Vdekja e Deharit tragjedi kombëtare

I pyetur për vdekjen e aktivistit të Vetëvendosjes në Burgun e Prizrenit, zëvendëskryeministri i Kosovës, Hajredin Kuçi, ka shprehur keqardhjen e tij, duke e cilësuar këtë rast tragjik që më së paku i është dashur Kosovës.

“E vërteta do të dalë së shpejti. Do të jetë e pakompromis si dhe do të vërtetohet nga akterë vendorë e ndërkombëtarë”, ka thënë Kuçi në një intervistë për Klan Kosova.


Kuçi shtoi që përgjegjësia disiplinore dhe penale i takon dikujt tjetër dhe që nuk dëshiron të komentojë rreth asaj, përderisa ka shprehur interesimin e tij në humbjen e jetës së një të riu.

“Qeveria e Kosovës dhe institucionet janë të gatshme të ofrojnë mbështetje. Kjo është tragjedi kombëtare. Nuk duhet të fitojë apo të humbet poenë dikush në tragjedinë e një të riu” përfundoi Kuçi.