LAJMI I FUNDIT:

Korrupsioni “ha” buxhetin

Korrupsioni “ha” buxhetin
-->

Sipas raporteve të Auditorit të Përgjithshëm, në vitin 2013 në formë të parregullt janë shpenzuar 115 milionë euro, kurse në vitin 2014 janë shpenzuar 118 milionë euro, shkruan sot, gazeta Zeri.

Miliona euro në vit humb buxheti i Kosovës nga shpenzimet e parregullta buxhetore, ndërsa shumë pak persona kanë dhënë përgjegjësi për keqpërdorimin e tyre.

Sipas raporteve të Auditorit të Përgjithshëm, në vitin 2013 në formë të parregullt janë shpenzuar 115 milionë euro, kurse në vitin 2014 janë shpenzuar 118 milionë euro.

Këto vlerësime u dhanë të hënën në tryezën e organizuar nga Instituti GAP: “Luftimi i korrupsionit përmes transparencës buxhetore dhe rishikimit të raporteve të Auditorit të Përgjithshëm”.

Mike De La Rosa, ushtrues detyre i drejtorit të USAID-it në Kosovë, ka thënë se korrupsioni i largon investimet e huaja dhe dobëson aftësinë e vendit që të mbrojë vetveten. Sipas tij, të gjithë taksapaguesit kanë të drejtë të dinë se ku dhe si shpenzohen paratë e tyre.
“Korrupsioni vë në rrezik çdo gjë që Kosova dëshiron të arrijë dhe shpreson për të ardhmen. Prandaj përmirësimi i transparencës (kjo është arsyeje pse jemi këtu sot)

është njëra nga mënyrat më të rëndësishme të luftimit të korrupsionit. Ne besojmë se taksapaguesit e Kosovës kanë të drejtë të dinë si shpenzohet paraja publike dhe mbështesim këtë nismë nga ana e GAP-it që të theksohen trendët e shpenzimit. Prokurimi publik është një fushë e rëndësishme që duhet të shikohet. USA-ja dhe qeveria amerikane kanë punuar me Qeverinë e Kosovës për të përmirësuar prokurimet”, ka thënë ai.

Ndërsa Nora Latifi-Jashari, drejtoreshë ekzekutive e Institutit GAP, tha se korrupsioni merr forma të ndryshme në Kosovë dhe njëra ndër to është edhe korrupsioni në të hyrat dhe shpenzimet buxhetore. /Telegrafi/