KUR ndiejmë dhembje, ndonjëherë ekziston dilema a duhet të zgjedhim kompresat e nxehta apo të ftohta, ndërkaq shumica nesh jorrallë kanë gabuar në zgjedhje dhe e kanë përkeqësuar situatën.
Mirëpo, ekzistojnë udhëzime të cilat do të pengojnë gabimet në të ardhmen, transmeton Telegrafi.
Nxehtësia është e mirë kur është fjala për dhembjet afatgjata dhe kronike, zakonisht ato të cilat zgjasim më shumë se gjashtë javë.
Artriti çon në shpenzime dhe dëmtime të kërcit në nyja, ndërkaq në raste të këtilla rekomandohen kompresa të nxehta, sepse nxehtësia liron nyjat dhe muskujt.
Akulli është efikas te dhembjet e shkaktuara me lëndime të freskëta dhe zvogëlon inflamacionin.
Kur personi ka dhembje koke, dhembja shfaqet në nerva dhe në enët e gjakut në tru, ndërkaq lehtësim sjell aplikimi i kompresave të ftohta, qoftë kur është fjala për akullin apo për peshqirët e ftohtë.
Njerëzit shpesh bëjnë gabim dhe përdorin kompresa të ftohta për të zbutur dhembjen e cila shkakton shtangim të qafës. Është e drejtë të përdoret nxehtësia për lirim të muskujve.
Nëse tendosni muskulin apo lëndoni tejzat, është e nevojshme të qitni kompresa të ftohta në mënyrë që të zbusni inflamacionin dhe dhembjen.
Mirëpo, kur të kalojë inflamacioni, muskujt mund të jenë të ngurtë, ashtu që për lirimin e tyre duhet të përdorni kopresa të nxehta.
Tek inflamacioni i indeve, të cilat lidhin muskujt dhe eshtrat, e cila quhet tendinitis, mund t’i ndihmoni vetes me aplikimin e akullit.
Tendinoza është gjendje kronike e tendinitisit në të cilën tejzat janë të dëmtuara në nivel qelizash. Siç edhe me gjendjet e tjera kronike, mund të ndihmojë aplikimi i nxehtësisë. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre