LAJMI I FUNDIT:

Kompanitë teknologjike janë më të dëshiruarat për punë

Kompanitë teknologjike janë më të dëshiruarat për punë

LinkedIn ka publikuar analizën e vet vjetore për kompanitë e mëdha botërore dhe i ka ranguar në bazë të asaj se për cilën prej tyre do të dëshironin të punojnë punonjësit potencialë.

Lista e top kompanive për 2017 është bërë në bazë të analizës së të dhënave të më shumë se 500 milionë profileve të përdoruesve në LinkedIn.


Lista kryesore ka të bëjë me SHBA-të, ndërsa të pranishme janë edhe top-lista për disa nga tregjet tjera të mëdha.

Kompanitë më të dëshiruara teknologjike në botë janë Alphabet, pasuar nga Amazon, Facebook, Salesforce, Uber, transmeton KosovaPress.

Nga vendi gjashtë deri në dhjetë renditen Tesla, Apple, Time Warner, medium gjigant, The Walt Disney Company dhe Comcast.

Twitter renditet në vendin 17, Adobe – 24, Oracle – 26, Cisco – 28, Fitbit – 32, Lyft në vendin 38, Dropbox është në vendin 42 dhe Box renditet në pozitën 47.