LAJMI I FUNDIT:

Komisioni i Ligjeve miraton dy kandidaturat

Komisioni i Ligjeve miraton dy kandidaturat

Komisioni i Ligjeve ka miratuar sot dy kandidaturat e dekretuara nga presidenti Nishani për kreun e Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurisë, ILDKP. Komisioni ka kaluar vetëm me votat e mazhorancës dy kandidatët për postin e kreut të ILDKP-së Shkëlqim Ganaj dhe Zana Xhuka.

Më herët, deputeti i PS-së Fatmir Xhafaj e cilësoi si të nxituar shqyrtimin e dy kandidaturavetë dekretuara nga presidenti Nishani. “Mbledhja është e ngutur pasi duhet të shohim kriteret e kandidatëve. Kjo tregon se do të kemi një vendimmarrje të paracaktuar të mazhorancës. Kuvendi nuk duhet të nxitojë pasi nuk duhet të jetë një zgjedhje e motivuar politikisht”, tha Xhafaj.
Ndërsa kandidatja për kryetaren e ILDKP-së, Zana Xhuka ka theksuar në seancën dëgjimore se nuk është anëtare e asnjë force politike dhe se ka qëndruar në postin e zëvendësministres së Mbrojtjes falë CV-së së saj profesionale. “Kam punuar në Ministrinë e Mbrojtjes edhe gjatë qeverisjes socialiste dhe në kryerjen e detyrës parësore është zbatimi i ligjit dhe respekti i dinjitetit pasuror të çdo individi”, theksoi Xhuka.
Edhe kandidati tjetër për postin e kreut të ILDKP-së, Shkëlqim Ganaj ka theksuar se nuk ka qene pjesë e asnjë partie politike dhe ka punuar në drejtësi prej shumë vitesh.
Ndërkohë, komisioni i ligjeve do të shqyrtojë të martën kërkesën e dorëzuar pak ditë më parë nga KQZ për rishpërndarjen e mandateve për zgjedhjet e 23 qershorit. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Pezulloi detyrat publike për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes, Rama i del në krah kryeministrit spanjoll

Pezulloi detyrat publike për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes, Rama i del në krah kryeministrit spanjoll

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Për herë të parë sot mbahet seanca në objektin e Komunës së Zubin Potokut

Për herë të parë sot mbahet seanca në objektin e Komunës së Zubin Potokut

Lajme
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori