LAJMI I FUNDIT:

Këta janë tetë personat që posedojnë shumicën e pasurisë së botës (Foto)

Këta janë tetë personat që posedojnë shumicën e pasurisë së botës (Foto)

Vlerësimet e reja tregojnë se vetëm tetë persona posedojnë pasuri aq sa edhe gjysma e popullsisë së varfër të botës.

Derisa prej rritjes ekonomike përfitojnë vetëm më të pasurit, pjesa tjetër e shoqërisë, veçanërisht të varfëritë, vuajnë, thuhet në raportin e Oxfam – një konfederatë ndërkombëtare e organizatave që merren me zhdukjen e varfërisë globale.


“Vetë mënyra se si janë ndërtuar ekonomitë tona dhe parimet e këtyre ekonomive na kanë çuar në këtë pikë ekstreme, të paqëndrueshme dhe të padrejtë”.

“Ekonomia jonë duhet të ndalojë shpërblimin e tepruar të atyre që janë shumë të pasur dhe të fillojë të merret me të gjithë njerëzit”, thuhet në raport.

Sipas të njëjtit, për një ekonomi më humane duhen qeveri më përgjegjëse dhe më vizionare, që punojnë në interesin e punëtorëve dhe prodhuesve./Telegrafi/