LAJMI I FUNDIT:

Jeta virtuale e rrjeteve sociale: Sa afër e sa larg njëri-tjetrit!

Jeta virtuale e rrjeteve sociale: Sa afër e sa larg njëri-tjetrit!

Ndikimi i rrjeteve virtuale sociale tek të rinjtë ka arritur pothuajse në nivelin e varësisë. Krijimi i kontakteve, shpërndarja e informatave dhe lajmeve, pjesëmarrja në debate, përbëjnë disa nga elementët rreth të cilëve sillet bota e të rinjve.

Artan Muhaxhiri, sociolog kulturor, ka thënë për Telegrafin se mungesën e ofertave kulturore për adoleshentët dhe të rinjtë në Kosovë e ka plotësuar jeta virtuale e rrjeteve sociale, e cila është shndërruar në mundësi për kompensimin e mungesave të ndryshme tek kjo kategori e shoqërisë.

“Rrjetet sociale në Kosovë më së shumti përdoren për shpërndarjen masive të informatave të shkurtra, përmbajtjeve multimediale – foto dhe video – zbavitjes, komentimit dhe bisedimit. Mënyra e tillë e funksionimit të rrjeteve sociale bën që të krijohet shprehia e shkrimit dhe leximit në stilin sipërfaqësor – shkurt, shpejt dhe lehtë”.


Sipas Muhaxhirit, nëse një praktikë e këtillë e përdorimit të rrjeteve sociale vazhdon për një kohë të gjatë, pa kundërpeshë të mënyrës klasike të marrjes së informatave (gazetat, revistat, librat, etj.), atëherë individi kosovar që do t’i adaptohet kësaj qasjeje do ta ketë të vështirë ta zgjerojë dhe thellojë dijen e tij.

“Një ndër problemet me rrjetet sociale është fakti se, në përgjithësi, ato kanë tendencë t’i pasivizojnë përdoruesit”, thotë sociologu kulturor, për të cilin rrjetet sociale do të mund të bëheshin përçues të kulturës dhe vlerave, nëse do të ketë oferta kualitative kulturore.

Fisnik Ismaili, ekspert i marrëdhënieve me publikun, ka thënë për Telegrafin se roli i rrjeteve sociale në shoqëri është me ndikim pozitiv. Ai thekson se rrjetet sociale, veçanërisht Facebooku, ka ndikuar në rritjen e komunikimit mes njerëzve të cilët nuk kanë njohje personale, sidomos mes të rinjve të gjinive të kundërta.

“Rrjetet sociale po e zvogëlojnë distancën në mes personave që jetojnë larg njëri-tjetrit. Mirëpo, rrjetet sociale po e rrisin distancën në mes të njerëzve që jetojnë në afërsi, sepse ndodh të jetosh me një person, në një qytet, dhe mos ta takosh një kohë të gjatë”, shprehet ai.

Rrjetet sociale kanë ndikuar po ashtu edhe në sensibilizimin e masave të gjëra për nevojën për reagime dhe ndryshime.

“Përmes Facebook-ut ka filluar edhe Pranvera Arabe, rrëzimi i qeverive. Rast tjetër është mbledhja e mjeteve nga shqiptarët e Kosovës për shërimin e Naronit”, thotë Ismaili.

Psikiatri Agim Selimi vlerëson se rrjetet sociale, përveç anëve pozitive kanë edhe anët e tyre negative. Ai ka thënë për Telegrafin se përdorimi i tepruar i rrjeteve sociale gjithnjë e më shumë po e pamundëson kontaktin direkt në mes të njerëzve, duke krijuar një kontakt virtual i cili po i kontribuon humbjes së komunikimit të drejtpërdrejt që nuk duhet të zëvendësohet nga rrjetet virtuale sociale.

“Shpesh herë ndodh që të rinjtë, informatat të cilat i marrin përmes rrjeteve sociale, mund t’i keqkuptojnë ose keqinterpretojnë, varësisht prej kontestit se si dikush e përdor informatën të cilën e ka pranuar”.

Për Selimin, përdorimi i pakontrolluar i rrjeteve sociale mund të ndikojë negativisht edhe në formimin e karakterit të rinjve, që manifestohet me sjellje jo të mira, mbyllje në vetvete dhe në disa raste me sjellje agresive.

“Andaj të rinjtë vazhdimisht duhet të tentojnë që ta rrisin komunikimin e drejtpërdrejtë”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Pezulloi detyrat publike për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes, Rama i del në krah kryeministrit spanjoll

Pezulloi detyrat publike për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes, Rama i del në krah kryeministrit spanjoll

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Për herë të parë sot mbahet seanca në objektin e Komunës së Zubin Potokut

Për herë të parë sot mbahet seanca në objektin e Komunës së Zubin Potokut

Lajme
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori