LAJMI I FUNDIT:

Jaguar E-Pace arrin në korrik

Jaguar E-Pace arrin në korrik

Jaguar më 13 korrik do të prezantojë modelin e tij më të ri E-Pace, i cili në gamën e këtij prodhuesi do të marrë pozitën nën modelin F-Pace, transmeton KosovaPress.

Brendi, i cili me dekada ishte i njohur për limuzina luksoze dhe sportive, kishte nisur të marrë territorin e SUV/crossover para disa vitesh me modelin F-Pace. Jaguar ka marrë vendim të duhur për modelin e ri, duke pasur parasysh se kërkesat për modelin F-Pace në vitin 2016 shënuan ngritje prej 87% në krahasim me vitin paraprak.


Sukses i madh i kompanisë ishte në muajin prill kur Jaguar F-Pace në sallonin e veturave në Nju Jork u shpall automobili i vitit në botë për 2017 dhe në të njëjtin manifestim mori edhe një shpërblim – u zgjodh vetura me dizajnin më të mirë për 2017.

Ndryshe, kompania pas prezantimit në korrik të E-Pace, do të fillojë me prodhimin e automobilit të tretë nga kjo klasë, crossover-in elektrik I-Pace, koncepti i të cilit ishte prezantuar kah fundi i vitit 2016.

Në trend Auto

Më shumë
Adoleshenti amerikan i ofroi dollarin e fundit burrit që mendonte se ishte

Adoleshenti amerikan i ofroi dollarin e fundit burrit që mendonte se ishte "i pastrehë" - ajo që ndodhi më pas ishte e pabesueshme

Amerika
Hulumtimi: Psikopatët i pëlqejnë veçanërisht këto vetura

Hulumtimi: Psikopatët i pëlqejnë veçanërisht këto vetura

Auto
Gjermania ka dënime të ashpra për larjen e veturave në oborr

Gjermania ka dënime të ashpra për larjen e veturave në oborr

Auto
Deshi ta dëshmojë se dera e bagazhit të Cybertruck nuk i thyen gishtat – pronari i një veturë të tillë e pësoi keq

Deshi ta dëshmojë se dera e bagazhit të Cybertruck nuk i thyen gishtat – pronari i një veturë të tillë e pësoi keq

Auto
Bentley më i shtrenjtë deri më sot, do të prodhohen vetëm 16 sosh – një i tillë do të kushtojë mbi 2.3 milionë euro

Bentley më i shtrenjtë deri më sot, do të prodhohen vetëm 16 sosh – një i tillë do të kushtojë mbi 2.3 milionë euro

Auto
Veshi bluzën me shenjën e komunikacionit “stop”, robotaksitë autonome ndaleshin para tij

Veshi bluzën me shenjën e komunikacionit “stop”, robotaksitë autonome ndaleshin para tij

Auto
Kalo në kategori