LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj nga Franca: Shumë shpejt do të kthehem në Kosovë (Video)

Haradinaj nga Franca: Shumë shpejt do të kthehem në Kosovë (Video)

Lieri i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka mbajtur një takim me bashkëatdhetarë në Francë, ku i ka falënderuar ata për përkrahjen gjatë kohës sa po qëndron atje, pas ndalimit nga autoritetet franceze.

“Unë u kënaqa që ju pashë, ndoshta nuk është boll, por më mirë kështu. Dhe para se me shku, desha t’ju falënderoj”, shprehet Haradinaj.


Përkrah kreut të AAK-së, është edhe konsulli i Kosovës në Francë, Edon Cana.

Haradinaj flet për arrestimin e tij dhe beson se do të kthehet së shpejti në Kosovë dhe shpreh dëshirën që të takohet sërish me bashkëatdhetarët para se të udhëtojë, raporton lajmi.net.

“Unë besoj që ka me u krye kjo punë sepse nuk ka kah me shku. Na prift e mbara”, deklaron ai.

“Po e pi edhe qit fitil e po lypi izën”, shton ai derisa ulet në karrige, “A pe do edhe një kafe”, e pyet kamerieri.

“E pina një kafe, po hajt qitma edhe një”, shprehet Haradinaj.

Haradinaj u arrestua në aeroportin e Baselit më 4 janar nga autoritetet franceze.

Ai u lirua me kusht nga një gjykatë në Colmar të Francës dhe vendimi për lirimin apo ekstradimin e tij në Serbi, pritet të jepet gjatë këtyre ditëve.

Faleminderimi i R.Haradinaj në Franc për të gjithë ata qe po e mbeshtetesin !#RamushHaradinaj është Kosova #ouroman#VAZHDOJMË me mbeshtetjen deri në lirimin e plotë të Gjeneralit Ramush HaradinajHajdeni ta kallim butonin me Like e Share për Çlirimtarin e UÇK'së ??????

Posted by Haradinaj Është Kosova on Montag, 16. Januar 2017

Në trend Lajme

Më shumë
Një tjetër fitore për Kosovën në Washington

Një tjetër fitore për Kosovën në Washington

Lajme
Dëshmitari thotë se i akuzuari për krime lufte në Vushtrri e kishte goditur me armë në fytyrë

Dëshmitari thotë se i akuzuari për krime lufte në Vushtrri e kishte goditur me armë në fytyrë

Drejtësi
Mbyti dhe dogji prostitutën shqiptare në një pyll të Francës, prokuroria kërkon 20 vite burg për autorin

Mbyti dhe dogji prostitutën shqiptare në një pyll të Francës, prokuroria kërkon 20 vite burg për autorin

Lajme
AGK reagon ndaj shpërndarjes së numrit të gazetares nga grupi “Albkings”

AGK reagon ndaj shpërndarjes së numrit të gazetares nga grupi “Albkings”

Lajme
Zyrtare: Kosova aktualisht nuk është në agjendën e mbledhjes së Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës

Zyrtare: Kosova aktualisht nuk është në agjendën e mbledhjes së Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës

Lajme
Në Shqipëri zyrtari policor e shantazhon qytetaren: Mi jep 3 mijë euro ose t'i publikoj fotot zhveshur

Në Shqipëri zyrtari policor e shantazhon qytetaren: Mi jep 3 mijë euro ose t'i publikoj fotot zhveshur

Lajme
Kalo në kategori