Drejtoria e Bujqësisë e Komunës së Gjilanit, ka subvencionuar sot 40 fermerë me fidanë të mjedrës, projekt ky i cili po implementohet në partneritet me kompaninë “Fresh Fruit” dhe mbështetje të USAID.
Drejtori i Bujqësisë në Gjilan, Ramiz Ramadani, ka thënë se vëmendje të veçantë i kanë kushtuar përzgjedhjes së fermerëve nga viset e larta, ngase kultura e mjedrës i përballon këto terrene.
“Materiali fidanor është i cilësisë së lartë, varieteti Polka dhe është me origjinë nga Polonia. Pra, është i njëjti material fidanor të cilin bujqit e kanë marrë në pranverë dhe nga monitorimi që e kemi pasur ne si Drejtori, te shumica e fermerëve janë arritur rezultate brilante”, ka thënë drejtori i Bujqësisë në Gjilan, Ramiz Ramadani.
“Me këtë projekt, po i përmbyllim investimet e planifikuara për këtë vit në bujqësi, të cilin e vlerësojmë si vit shumë të suksesshëm, për çka në mënyrë të veçantë e falënderoj kryetarin Haziri për mbështetjen e vazhdueshme dhe me prioritet të këtij sektori”, ka shtuar Ramadani.
Ilir Kozhani, nga projekti i “Agro” i USAID, ka thënë se qëllimi i mbështetjes është që këta fermerë të punësohen dhe të jetojnë nga duart e tyre, nga toka e tyre.
Ndërsa, fermeri Shefki Latifi nga fshati Kmetoc, ka falënderuar Komunën e Gjilanit për këtë subvencionim, duke thënë se ky është lehtësim i madh për të dhe familjen e tij, për funksionalizimin e kësaj veprimtarie.
Vlera e këtij projekti është 60 mijë euro, ku Komuna ka participuar me 50 për qind të shumës dhe partneriteti strategjik po ashtu me gjysmën e shumës. Për këtë përkrahje të bujqve gjilanas, kompania “Fresh Fruit” mbështetet nga USAID në ngritjen e kapaciteteve përpunuese. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëFlorin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
GoBau – Kositëse bari
EBC Cosmetics vjen me zbritjen më të madhe vjetore
U hap panairi Horeca, "Zgjidhje për çdo shef" - Një sinjal pozitiv për gastronominë dhe hotelerinë
Shtrohet darka tradicionale për musafirët special të Panairit Horeca
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre