LAJMI I FUNDIT:

Gashi: Vizita e Nishanit në Preshevë e karakterit festiv

Gashi: Vizita e Nishanit në Preshevë e karakterit festiv

Gjatë ditës së nesërme, presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani do të vizitojë Luginën e Preshevës.

Këshilltari i presidentit të Shqipërisë, Bujar Nishani, Flamur Gashi ka bërë të ditur se kjo është hera e parë që një president i Shqipërisë viziton shqiptarët në Luginën e Preshevës.


Ai ka treguar për Info Magazine të Klan Kosovës edhe agjendën e kësaj vizite.

“Jam kthyer nga Lugina, ishim në Bujanoc dhe Preshevë. Nishani nesër do të niset nga Tirana dhe nga pika kufitare Dheu i Bardhë e do të shkojmë në Bujanoc ku do të pritemi nga kryetari, Shaip Kamberi. Më pas do të shkojmë në Preshevë, ku do të ketë një takim me mësimdhënës dhe qytetarët e Preshevës”, tha ai.

Gashi ka treguar se kjo vizitë do të ketë karakter festiv.

“Qëllimi i kësaj vizite është që të festojmë bashkë Ditën e Mësuesit. Vizita është e karakterit të thjeshtë, nuk shkojmë me pompozitete dhe premtime të mëdha. Nishani nga fillimi ka planifikuar të vizitojë Plavën dhe Gucinë, që u bë më 1 korrik dhe tash radha i ka ardhur Preshevës”.

Sipas tij, ajo që ka bërë Shqipëria për Luginën e Preshevës është pak, njofton Klan Kosova.

“Besoj që Shqipëria do të ju qëndrojë sa më afër vëllezërve tanë në trojet etnike në Luginë”.

Gashi ka thënë se vizita në Preshëevë e Bujanoc nuk po bëhet ilegalisht dhe do të bëhet duke kaluar nëpër territorin e Kosovës.

“Ne nuk po shkojmë ilegalisht në Preshevë, kemi njoftuar edhe institucionet e Serbisë. Sot gjatë gjithë kohës jemi shoqëruar nga drejtuesit e institucioneve qendrore të Serbisë.  Vizitën do ta bëjmë duke kaluar nëpër territorin, ku dhe më pas përsëri do të kthehemi për Gjilan. Është ftesë zyrtare e komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi”, tha Gashi. /Klan Kosova/

Në trend Lajme

Më shumë
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Drejtësi
Gjatë një operacioni policor në Prishtinë e Gjilan, gjenden dy bunkerë dhe armë zjarri

Gjatë një operacioni policor në Prishtinë e Gjilan, gjenden dy bunkerë dhe armë zjarri

Kronika e Zezë
Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Lajme
Departamenti amerikan i Shtetit demanton dyshimet e ngritura ndaj Escobarit

Departamenti amerikan i Shtetit demanton dyshimet e ngritura ndaj Escobarit

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Gjenden pa shenja jete dy persona, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Gjenden pa shenja jete dy persona, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori