0Shares

Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) rekomandoi për Portugalinë, nën asistencë financiare, uljen e numrit të funksionarëve duke reduktuar pagat e tyre dhe pensionet për realizimin e kursimit të katër miliardë eurove.

Rekomandimet e këtij raporti, një version paraprak i të cilit ishte zbulimi nga e përditshmja ekonomike ”Jornal de negocios”, do të kontribuojnë në projektin e kryeministrit të qendrës së djathtë, Pedro Passos Coelho, për reduktimin në dy vjet të shpenzimeve publike me katër miliardë euro në sajë të një reforme shtetërore njoftuar në muajin tetor 2012. /Telegrafi/

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi. Ju lutem lexoni rregullat këtu.

Shfaq Komentet (0)