LAJMI I FUNDIT:

Drecun: Të gjithë ish Komandantët e UÇK-së do të shkojnë në Hagë

Drecun: Të gjithë ish Komandantët e UÇK-së do të shkojnë në Hagë

Zëvendëskryeministri në Qeverinë e Kosovës, Branimir Stojanoviq, bashkë me analistin kosovar Nexhmedin Spahiu dhe Kryetarin e Këshillit për Kosovë në Kuvendin e Serbisë, Milovan Drecun, kanë qenë mysafirë në një debat në televizionin publik serb RTS1.

Zëvendëskryeministri Stojanoviq ka pohuar për mediat serbe se serbët po e humbin durimin me pritjen e themelimit të Asociacionit të Komunave Serbe në Kosovë, transmeton Telegrafi.


“Ne nuk do të presim edhe shumë. Nëse nuk krijohet Asociacioni i Komunave Serbe, sipas marrëveshjes së Brukselit, atëherë do të marrim masa vet. Durimit tonë po i vjen fundi”, tha zëvendëskryeministri  Stojanovq për RTS 1.

Ai ka dënuar edhe sulmet ndaj autobusëve me pelegrinë në qytetin e Gjakovës.

Analisti Nexhmedin Spahiu duke folur për krijimin e Asociacionit, ka thënë se “Asociacioni nuk është krijuar pasi që ende nuk janë krijuar kushtet dhe se komunat kanë një lloj statusi të veçantë në Kosovë”.

Ndërsa Milovan Drecun tha se në bankën e të akuzuarve në Gjykatën Speciale do të dalin të gjithë ish udhëheqësit e UÇK-së,  duke përfshirë edhe Ramush Haradinajn dhe Hashim Thaçin.

I pyetur nëse e di se kush nga ish udhëheqësit UÇK-së mund të akuzohet nga Gjykata Speciale, Spahiu tha se nuk ka informacione se kush do të shkojë në këtë gjykatë. /Telegrafi/