LAJMI I FUNDIT:

Domethënia e “Perëndimit” – nga Ronald Reagan tek Donald Trump

Domethënia e “Perëndimit” – nga Ronald Reagan tek Donald Trump

William A. Galston

Tridhjetepesë vjet më parë, Ronald Reagan iu drejtua Parlamentit britanik. Ndjehej shumë rehat. “Si në shtëpinë e tij në Westminster”, e filloi fjalën e tij ai, sepse është “një nga faltoret e demokracisë”. Ai shtoi se “këtu janë debatuar dhe rafinuar të drejtat e njerëzve të lirë, si edhe proceset e përfaqësimit.


Këto fjalë hapjeje ishin më shumë se rutinë diplomatike. Demokracia ishte zemra e fjalimit, një nga më të spikaturit që Reagani ka mbajtur ndonjëherë. Megjithë forcën e dukshme të armiqve të demokracisë, këmbënguli ai, “optimizmi është në rend të ditës” sepse “regjimet e mbjella me bajoneta nuk zënë rrënjë”.

Një revolucion demokratik po fiton vrull, vëzhgoi Reagani. Por, edhe pse “demokracia nuk është një lule e brishtë… ajo ka nevojë për kultivim”. Perëndimi duhet të veprojë për të ndihmuar “fushatën për demokraci “.

Reagani i sqaroi elementet e kësaj fushate: ngritja e “infrastrukturës së demokracisë, sistemi i një shtypi të lirë, sindikatat, partitë politike, universitetet, që i mundësojnë një populli të zgjedhë rrugën e vet”.

Për ata që kundërshtonin promovimin e demokracisë si “imperializëm kulturor”, ai kishte një përgjigje të drejtpërdrejtë: Ajo “siguron mjetet për vetëvendosje të vërtetë dhe mbrojtje të diversitetit”. Në të vërtetë, “do të ishte përbuzje kulturore, ose më keq, të thoje se ndoçdo popull preferon diktaturën në vend të demokracisë”.

Duke vënë në dukje se vendet e Evropës Perëndimore ishin tashmë të angazhuar në këtë përpjekje, Reagani premtoi të mobilizonte udhëheqësit e SHBA, nga të dyja partitë, për t’u bashkuar dhe për ta forcuar atë. “Është koha që ne të përkushtohemi si komb – si në sektorin publik ashtu edhe në atë privat – për të ndihmuar zhvillimin demokratik”, deklaroi ai, dhe vazhdoi të parashtrojë se si kishte ndërmend ta bënte këtë. “Le të pyesim veten: ‘Çfarë lloj njerëzish mendojmë jemi?’. “Le të përgjigjemi: ‘Njerëz të lirë, të denjë për liri dhe të vendosur jo vetëm të mbetemi kështu, por edhe t’i ndihmojnë të tjerët të fitojnë lirinë e tyre”.

Në fillim të fjalës së tij, Reagani vërejti se Polonia ishte “në qendër të qytetërimit evropian” dhe po kontribuonte në këtë qytetërim, teksa ai fliste, duke i rezistuar shtypjes. Polonia rezistoi për të rifituar pavarësinë e vet kombëtare, por gjithashtu “për të siguruar të drejtat themelore, që shpesh i marrim si të mirëqena”. “Lufta për të qenë Poloni”, ishte e lidhur pazgjidhshmërisht me luftën për demokraci.

Tridhjetepesë vjet më vonë, presidenti aktual i SHBA iu drejtua një turme në Varshavë. Në fjalimin e tij javën e kaluar, Donald Trump mezi e përmendi demokracinë. Në vend të kësaj, ai foli për “vullnetin për të mbrojtur qytetërimin tonë”.

Megjithëse nuk ofroi një përkufizim të qartë të këtij qytetërimi, u shfaq gjithësesi thelbi se si e kupton ai këtë qytetërim. Qytetërimi ynë mbështetet në lidhjet e “historisë, kulturës dhe kujtesës”. Kjo e vendos “besimin dhe familjen” në qendër të jetës sonë. Më së miri, kjo gjë përmblidhet në fjalët që një milion polakë brohorisnin, gjatë predikimit në Varshavë të Papës Gjon Pali II, në vitin 1979: “Ne duam Perëndinë”.

Ky është thelbi i çështjes, tha Trump: “Populli i Polonisë, populli i Amerikës dhe populli i Evropës ende thërrasin, ‘Ne duam Perëndinë’”.

Ndonëse kjo mund të jetë e vërtetë për kombin më të devotshëm katolik në Evropë, do të ishte një surprizë për shumicën e evropianëve të tjerë. Është një interpretim i natyrshëm – ndoshta-ndoshta i qëllimshëm – i asaj që ne supozohet të ndajmë me njëri-tjetrin, si pjesëtarë të qytetërimit perëndimor. Liria e fesë – e drejta e secilit për të adhuruar, ose jo, në mënyrën e vet – do të kishte qenë një mënyrë më e saktë për ta parashtruar. Edhe më bashkuese. Nëse donte të thoshte këtë gjë, Trump, duhej ta kishte shprehur në këtë mënyrë. Në fund të fundit, ai është presidenti i një vendi të dedikuar si askush tjetër, parimit të lirisë fetare.

Por, nëse do ta kishte përshkruar ashtu, turma mund të mos kishte thirrur emrin e tij. Ata me siguri nuk do ta kishin bërë, nëse Trump do kishte patur guximin të thoshte, atë që shumë polakë dhe shumica e evropianëve e dinë – se së bashku me Viktor Orbánin e Hungarisë, qeveria aktuale polake është kërcënimi kryesor në Evropë, ndaj demokracisë liberale.

Nuk ka prova që Donald Trump-it i bëhet shumë vonë për demokracinë, në një mënyrë apo në tjetër. Ai vazhdimisht i vlerëson autokratët si liderë të fortë dhe fajëson udhëheqësit demokratë për politika, të cilat nuk i pëlqejnë. Nëse do kishte lindur në një autokraci, ai nuk do të kish qenë disident.

Nëse Ronald Reaganit do i ishte kërkuar të përcaktonte frazën “Amerika e para”, reagimi i tij fillestar ndoshta do të kish qenë: Ata ishin njerëzit shumë miopë, për të parë përse SHBA duhej t’i kundërvihej fashizmit dhe nazizmit.

Po ta gjykosh nga fjalimi i tij në Uestminster, përgjigja më e thellë do të kish qenë se, Amrika vendos veten të parën, kur është e sinqertë me veten. Dhe të jetë e sinqertë me veten, do të thotë të kuptojmë se parimet tona kushtetuese gjejnë zbatim edhe përtej kufijve tanë. Indiferenca ndaj vetëvendosjes demokratike për popujt e tjerë, nuk po e vendos Amerikën të parën; është një tradhëti ndaj asaj që ne jemi. /The Wall Street Journal/Në shqip nga: Bota.al/

Në trend

Më shumë
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Drejtësi
A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

Lajme
Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

La Liga
Rënia e një prej më të mirëve në botë – e larguan nga klubi në ditën e dasmës, tani stërvitet me amatorë

Rënia e një prej më të mirëve në botë – e larguan nga klubi në ditën e dasmës, tani stërvitet me amatorë

Ndërkombëtare
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Kalo në kategori