LAJMI I FUNDIT:

Dhe tani çka?!

Opozita do t’i bojkotojë zgjedhjet lokale. Talat Xhaferi është ministër i ri i Mbrojtjes dhe Bullgaria do ta lirojë çmimin e energjisë elektrike. Këto janë ngjarjet dhe lajmet e palidhura të cilat dominuan këto ditë dhe të cilat, ndoshta, mund të lidhen përmes përpjekjes për përgjigje të pyetjes evergrin nga titulli, i marrë nga teksti, njëjtë evergrin, i këngës të Superhiks: “Kur nuk janë, kur e di se nuk do të vijnë, dhe tani çka?! Kur i pret, kur kupton se nuk do të vijnë, dhe tani çka?!“

Refreni i këngës gjithsesi se është për pushtetin, i cili aktualisht sillet sikurse profesionalisht më shpjegoi një psikiatër, si njeriu i cili rregullisht e nervozon luanin i cili gjendet brenda në kafaz, në kopshtin zoologjik. Momenti i ri është se, përnjëherë, ndodhë të mos ketë rrymë, të terrohet dhe luani të heshtë. Çdo gjë është në rregull për pushtetin, kafaz ka, por luani nëse heshtë, rrymë nëse nuk ka, është errësirë: kjo është një: ndjenjë ndryshe. Pikërisht për këtë mendoj se tani udhëheqësi i opozitës asgjë nuk duhet të bëjë përveç, sikurse luani të heshtë.


Ka një Slavoj Zhizhek nga Sllovenia e vogël, i cili gjithë botës i shpjegon se edhe mosbërja asgjë, është lloj i rezistencës aktive ndaj dhunës. Branko Cërvenkovski si njeri i cili di për çarshinë, sigurisht do dijë se, më e madhja, veç më është bërë. Në çarshi mjeshtërit, edhe artarët edhe rrobaqepësit, i vlerësojnë sipas asaj se sa pak firë kanë pasur gjatë përpunimit të ndonjë vepre. Kështu, vetëm një tradhti e gjysmë, për një vendim aq të madh është firë e vogël. Tani duhet të vijojë heshtja, mosbërja asgjë (asgjë duke mos bërë) dhe kthim në motivet parësore të pakënaqësisë së qytetarëve me pushtetin: paratë dhe dhuna!

Në vend që terroristët frilens të mediave, të merren aq me Talat Xhaferin, duhet të shqyrtohet ndonjë akt si i Putinit, në formë të propozim-ligjit: vetëm indianëve nuk do t’u japim azil! Thjesht për inat të jatakëve potencial të Subrata Roj, i cili tani për tani është vetëm me xhiro-llogari të bllokuara.

Tani për tani, është e dukshme vetëm ajo se nuk verbëron vetëm dashuria, porse verbëron edhe fobia. Çfarëdo qoftë, madje edhe albanofobia ashiqare e cila bëri që askush të mos e kontestojë zgjedhjen e Talat Xhaferit, përmes asaj se një herë ka qenë person ushtarak dhe se kjo nuk përkon me këtë funksion civil. Xhaferi ishte oficer edhe i APJ-së dhe i ARM-së vite të shumta, dhe mundej dikush këtë gjë ta përmendte?!

Pushteti dhe partitë qeveritare, ja shohim, se munden të mbijetojnë pa asnjë demokrat të vërtetë dhe haber nga demokracia, por opozita duhet të ketë qasje të tërësishme, konsekuencë dhe shije të ndjeshme për demokracinë.

Prandaj, besoj se nëse do ndaheshin aforizma, një për pushtetin e një për opozitën, i pari, për pushtetin, do ishte: bërja politikë dhe zgjedhje, pa opozitën është sikurse rruajtja pa pasqyrë. Huqje, lëndime dhe gjak: autooperacion facial! Kurse tjetri për opozitën: rezistenca opozitare pa “shqiptarë”, si duhani pa shkrepës! Lirimin e rrymës në Bullgari nuk e harrova, për atë vlen aforizmi i moçëm për popullin e fuqishëm. I cili ja, në fqinjësi, tani më solli deri në dorëheqje dhe lirim të çmimit të rrymës.

Në trend

Më shumë
U hodh në gjyq, Olsi Bylyku

U hodh në gjyq, Olsi Bylyku "godet" Top Channel: Ikonat si Arbana, Alban Dudushi iu larguan - gjersa kolegët në TV Klan kanë ndërtuar perandori

Magazina
Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Magazina
Këshilltari i kryetarit shqiptar në Zubin Potok për mediat në Serbi: Lista Serbe e ka fajin për gjithçka

Këshilltari i kryetarit shqiptar në Zubin Potok për mediat në Serbi: Lista Serbe e ka fajin për gjithçka

Politikë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Sulm fizik ndaj një gruaje dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Prokuroria ngrit aktakuzë ndaj të dyshuarit në Prishtinë

Sulm fizik ndaj një gruaje dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Prokuroria ngrit aktakuzë ndaj të dyshuarit në Prishtinë

Drejtësi
Kalo në kategori