LAJMI I FUNDIT:

Berisha nuk komenton vendimin e gjykatës për 21 Janarin

Berisha nuk komenton vendimin e gjykatës për 21 Janarin

Kryeministri Sali Berisha nuk pranoi të komentoj vendimin e sotëm të gjykatës së Tiranës e cila i dha pafajësinë dy të akuzuarve të 21 Janarit. I pyetur nga mediat në lidhje me akuzat e familjarëve të viktimave të 21 Janarit, kryeministri Berisha i është përgjigjur prerë se nuk komenton vendimet e Gjykatës.

“Sot jam këtu për këtë çështje. Nuk do më gjeni të komentoj vendime gjykatash. Ky është një vend që ka sistemin e drejtësisë e akuzës. S`ka asnjë koment. Ju kërkova pyetje nëse keni të bëni me çështjen e fermerëve. Qëndrim im është i prerë”, tha Berisha
Ndërkohë, Kryeministri Sali Berisha informoi sot fermerët se Qeveria do të heqë TVSH-në për të gjitha makineritë e importuara dhe për kimikatet dhe plehrat kimike.

“Informoj fermerët se qeveria javën që vjen me një vendim të saj do të heqë TVSH për çdo lloj vegle, pajisje, makinerie të cilat kanë destinacion bujqësinë, blegtorinë apo biznesin e përpunimit ushqimor. Është një listë e gjatë prej rreth 110 artikujsh, makineri që përdoren në të gjithë spektrin e bujqësisë, blegtorisë të cilat do të importohen pa TVSH. Qeveria do të ndërmarrë nismën ligjore dhe do të dërgoj në parlament heqjen e TVSH për të gjitha llojet e kimikateve, plehrave kimike, substancave të ndryshme, fidanët, farërat që importohen për qëllime të zhvillimit të bujqësisë, pemëtarisë, blegtorisë dhe të gjithë sektorëve të kësaj fushe shumë të rëndësishme për qytetarët shqiptarë”, tha Berisha.


Sipas kryeministrit, kjo masë përbën mbështetjen më të fuqishme që fermeri shqiptar ka marrë nga qeveria në rrafshin fiskal gjatë këtyre 20 viteve. “Kjo krijon hapësira të reja për krijimin, konsolidimin e bizneseve të vogla bujqësore, blektorale në fshat. Kjo synon krijimin e një mjedisi të favorshëm dhe inkurajimin e çdo fermeri për ambicien më të madhe për konsolidimin e fermës së tij, për rritjen e prodhimit”, theksoi Sali Berisha. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Pezulloi detyrat publike për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes, Rama i del në krah kryeministrit spanjoll

Pezulloi detyrat publike për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes, Rama i del në krah kryeministrit spanjoll

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Për herë të parë sot mbahet seanca në objektin e Komunës së Zubin Potokut

Për herë të parë sot mbahet seanca në objektin e Komunës së Zubin Potokut

Lajme
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori