LAJMI I FUNDIT:

Zyrtari ukrainas thotë se rusët kontrollojnë “pjesën më të madhe të Severodonetsk”

Zyrtari ukrainas thotë se rusët kontrollojnë “pjesën më të madhe të Severodonetsk”

Serhiy Hadyday, kreu i administratës ushtarake të rajonit të Luhanskut, thotë se trupat ruse tani kontrollojnë pjesën më të madhe të qytetit të Severodonetsk – por ka hedhur poshtë sugjerimet se trupat ukrainase në zonë do të rrethohen, transmeton Telegrafi.

“Ne jemi duke komunikuar vazhdimisht”, tha ai. “Ekziston një mundësi për të manovruar, kështu që ushtria tani po e mban me qetësi mbrojtjen në pozicionet që i kanë tani. Qyteti në këtë fazë ka 90 për qind të shtëpive të dëmtuara. Nga këto, 60 për qind janë pothuajse të pamundura për t’u restauruar. Dhe e gjithë infrastruktura kritike është shkatërruar plotësisht”.

Hayday u shpreh: “Tani nuk ka asnjë mundësi për t’u larguar nga Severodonetsk. Është shumë e rrezikshme dhe shanset janë shumë të vogla për të shpëtuar (të padëmtuar). Prandaj, thjesht nuk ka kuptim të rrezikosh jetët e njerëzve”.


Ai shtoi se “qëllimi rus ishte të rrethonte të gjitha trupat tona. Sigurisht, ata do të donin të kapnin të gjithë rajonin e Luhansk shumë më shpejt. Ose thjesht të shkurtojnë rrugën Lysychansk-Bakhmut ose të kapin Severodonetsk-un sa më shpejt të jetë e mundur. Por nuk arrijnë të kapin të gjithë zonën”.

Nëse forcat ruse fitojnë kontrollin e Severodonetsk, qyteti fqinj Lysychansk do të jetë e vetmja zonë urbane e një madhësie të Luhansk-ut që do të mbetet nën kontrollin ukrainas. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Shtëpia e Bardhë: Lufta Rusi-Ukrainë mund të përfundojë këtë javë

Shtëpia e Bardhë: Lufta Rusi-Ukrainë mund të përfundojë këtë javë

Botë
Një përmbledhje – edhe përmes grafikëve – se si Ukraina ka ndryshuar në tri vitet që nga pushtimi në shkallë të plotë nga Rusia

Një përmbledhje – edhe përmes grafikëve – se si Ukraina ka ndryshuar në tri vitet që nga pushtimi në shkallë të plotë nga Rusia

Botë
Pas “rezultatit historik” në zgjedhjet në Gjermani, Weidel e AfD-së thotë se mori urime nga Elon Musk

Pas “rezultatit historik” në zgjedhjet në Gjermani, Weidel e AfD-së thotë se mori urime nga Elon Musk

Evropa
Kancelari i ardhshëm i Gjermanisë thotë se Evropa duhet

Kancelari i ardhshëm i Gjermanisë thotë se Evropa duhet "të arrijë pavarësinë" nga SHBA

Botë
Zbulohet harta që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Zbulohet harta që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Azia
Ursula von der Leyen mbërrin në Kiev me 3.5 miliardë euro ndihmë të re financiare për Ukrainën

Ursula von der Leyen mbërrin në Kiev me 3.5 miliardë euro ndihmë të re financiare për Ukrainën

Botë
Kalo në kategori