LAJMI I FUNDIT:

Zyrtarët e Gjilanit punojnë “prejshpije”

Zyrtarët e Gjilanit punojnë “prejshpije”

Nga sot komuna e Gjilanit do të fillojë së implementuari pilot projektin “prejshpije” -“Telework” që nënkupton punën nga distanca për zyrtarët komunalë.

Drejtori Administratës se Përgjithshme Nazim Gagica i tha Klan Kosovës se projekti për dhjetë zyrtarë komunal ka kushtuar 3 mijë e 500 euro ndërkaq shpenzimet do të shtohen kur në projektin “prejshpije” do të përfshihen edhe zyrtarë të tjerë.

Sipas tij ky sistem do t`iu ndihmojë zyrtarëve të kryejnë punë edhe nga shtëpia në mënyrë që shërbimet e qytetarëve mos të mungojnë, njofton Klan Kosova. /Telegrafi/