LAJMI I FUNDIT:

Zyrtarët e FIA-s për herë të dytë në Kosovë brenda këtij viti

Zyrtarët e FIA-s për herë të dytë në Kosovë brenda këtij viti

Pas vizitës se fundit ne Kosove te Kryetarit te FIA CEZ, zt. Zrinko Gregurek dhe takimit te tij me kryetarin FASK-ut z. Ismet Rexhepi, Anëtaret e Ministrisë se Sportit dhe Kulturës si dhe Kryetarin e Komitetit Olimpik te Kosoves, sot në lokalet e Kolegjit Tempulli në Prishtinë është organizuar trajnimi i zyrtarëve të sigurisë për garat automobilistike në Kosovë.

Pas organizimit të suksesshëm të garave automobilistike në vitin e kaluar, Federata e Auto Sporteve të Kosovës (FASK) , këtë vit ka filluar edhe me trajnimin dhe ngritjen e kapaciteteve profesionale njerëzore, të cilët do të janë të gatshëm për të kontribuar në zhvillimin e këtij sporti në Kosovë sipas standardeve të FIA.

Me ftesën e kryetarit të FASK-ut z. Ismet Rexhepi, në Prishtinë kanë arritur z. Ronan Morgan dhe z. Stuart Murray të cilët janë trajner Institutit të FIA-s nga sektori i trajnimit dhe edukimit te klubit automobilistik dhe turistik te Emirateve të Bashkuara Arabe. Trajnimi i djeshëm tuboi përfaqësues dhe garues nga autoklubet e Kosovës. Të pranishmëve në fillim mirëseardhje ju dëshirojë Kryetari i FASK-ut z. Rexhepi dhe z. Muhamed Krasniqi nga Asociacioni Kosovar i Motorizimit AMRKS.

Organizimi i kësaj ngjarje është pjesë e aktiviteteve të filluara me herët me qëllim të kompletimit dhe plotësimit të kushteve për anëtarësim të FASK-ut në FIA. Të pranishmit gjatë këtij trajnimi patën mundësi të njihen me ekspertizën e trajnerëve mysafir të cilët për mrekulli kanë prezantuar kushtet dhe rregulloret ndërkombëtare për organizimin e garave në të gjitha kategoritë. Përvoja e trajnerëve ishte mjaftë interesante dhe ka zgjuar kureshtjen e pjesëmarrësve të cilët morën pjesë aktive në temat e diskutuara. Mysafirët po ashtu janë ndarë të kënaqur me nivelin e organizimit të trajnimit por edhe me ambiciet reale të zyrtarëve të FASK-ut për rrugën drejt ndërkombëtarizimit të këtij sporti me pjesëmarrjen e garuesve të Kosovës në regjion dhe kudo në botë.


Organizimi i kësaj ngjarje u mbështet edhe nga dashamirë tjerë të këtij sporti në vendin tonë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
UEFA do t'i acarojë tifozët e futbollit me vendin ku do të zhvillohet finalja e Ligës së Kampionëve në vitin 2027

UEFA do t'i acarojë tifozët e futbollit me vendin ku do të zhvillohet finalja e Ligës së Kampionëve në vitin 2027

Liga e Kampionëve
Guardiola u vu re me gërvishtje në kokë pas debaklit nga Real Madridit

Guardiola u vu re me gërvishtje në kokë pas debaklit nga Real Madridit

Liga e Kampionëve
Si një legjendë e FC Basel - mesfushori Taulant Xhaka i jep fund karrierës në verë, me një ëndërr të parealizuar

Si një legjendë e FC Basel - mesfushori Taulant Xhaka i jep fund karrierës në verë, me një ëndërr të parealizuar

Ligat tjera
Lewandowski 'godet' me deklaratën e fundit lojtarët e rinj të Barcelonës

Lewandowski 'godet' me deklaratën e fundit lojtarët e rinj të Barcelonës

La Liga
Ka humbur pjesën e mbetur të sezonit, publikohen pamjet se si çalon Kai Havertz

Ka humbur pjesën e mbetur të sezonit, publikohen pamjet se si çalon Kai Havertz

Premier League
Collina fshehu një sekret për 23 vjet: E theva rregullin qëllimisht në finalen e Kupës së Botës 2002

Collina fshehu një sekret për 23 vjet: E theva rregullin qëllimisht në finalen e Kupës së Botës 2002

Ndërkombëtare
Kalo në kategori