LAJMI I FUNDIT:

Zyrtare: UEFA dënon Shqipërinë

Zyrtare: UEFA dënon Shqipërinë

20 mijë euro gjobë. Është ky ndëshkimi i parë nga UEFA në këtë Evropian për Shqipërinë.

Federatës Shqiptare të Futbollit i është komunikuar nga organizatori i Evropianit se është ndëshkuar me këtë masë financiare.

Dënimi ka ardhur në lidhje me procedimin e hapur për ndeshjen me Rumaninë, për shkak të hedhjes së një fishekzjarri nga sektori i tifozëve shqiptarë në fushën e lojës.


Shqipëria është në pritje të përfundimit të ndeshjeve të treta për ta kuptuar se a do të luajë në fazën e ardhshme.   /Telegrafi/