LAJMI I FUNDIT:

Zyrtare: Suhareka transferon Lorik Boshnjakun

Zyrtare: Suhareka transferon Lorik Boshnjakun

FC Suhareka sot (4 qershor) përmes një postimi në rrjetet sociale ka njoftuar se kanë arritur marrëveshje për transferimin e mesfushorit Lorik Boshnjaku.

Boshnjaku tek Suhareka vjen pas një aventure me Vllazninë në Shqipëri, teksa me suharekasit ka nënshkruar kontratë tre vjeçare.

Ky ishte transferimi i parë i Suharekës, ndërsa nuk pritet të jetë i fundit pasi në vijim do të ketë edhe prurje të tjera.


Njoftimi i plotë i Suharekës (pa ndërhyrje):

“𝗟𝗢𝗥𝗜𝗞 𝗕𝗢𝗦𝗛𝗡𝗝𝗔𝗞𝗨 𝗻𝗲̈𝗻𝘀𝗵𝗸𝗿𝘂𝗮𝗻 𝗺𝗲 𝗸𝗹𝘂𝗯𝗶𝗻 𝘁𝗼𝗻𝗲̈.

Ju prezantojmë transferimin e ri dhe të parin për këtë merkato mesfushorin Lorik Boshnjaku i cili bashkohet me klubin tonë me kontratë 3-vjeçare. Pas një eksperience në Shqipëri tek Vllaznia Boshnjaku rikthehet në futbollin Kosovar ku më parë ishte pjesë e Prishtinë për vite të tëra.

Prezantimi i futbollistit është bërë në ambientet e BSR Group në pronësinë e aksionarit tonë të klubit z.Shaqir Rrahmanaj gjithashtu në prezantim të futbollistit ishte i pranishëm presidenti i klubit tonë z.Rrustem Aliaj, z.Jetmir Bytyqi dhe drejtori menagjerial z.Bajram Sherifi që udhëtuan drejt Zvicrrës për të nënshkruar kontratën.

Ditëve në vijim do bëhet prezantimi në fanellat e FC SUHAREKA.

𝗩𝗲𝘁𝗲̈𝗺 𝗳𝗶𝗹𝗹𝗶𝗺𝗶, 𝗮𝘀𝗴𝗷𝗲̈ 𝘀𝗸𝗮 𝗽𝗲̈𝗿𝗳𝘂𝗻𝗱𝘂𝗮𝗿……💣💣”, thuhej në njoftimin e Suharekës./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
UEFA ka lëshuar një deklaratë për polemikën e

UEFA ka lëshuar një deklaratë për polemikën e "goditjes së dyfishtë" të Julian Alvarez

Liga e Kampionëve
“Vjedhja e shekullit”, video që tregon se Alvarez nuk e preku topin me të dyja këmbët

“Vjedhja e shekullit”, video që tregon se Alvarez nuk e preku topin me të dyja këmbët

Liga e Kampionëve
Miratohet projekti i FFK-së, Kosova do t'i zhvilloj ndeshjet në Hajvali në të ardhmen

Miratohet projekti i FFK-së, Kosova do t'i zhvilloj ndeshjet në Hajvali në të ardhmen

Përfaqësuesja e Kosovës
Konfirmohen datat e çerekfinaleve të Ligës së Kampionëve

Konfirmohen datat e çerekfinaleve të Ligës së Kampionëve

Liga e Kampionëve
Një tjetër lojtar e kishte penalltinë vendimtare për Realin, por Ancelotti zbulon prapaskenat se si e largoi atë nga lista dhe ia dha Rudigerit

Një tjetër lojtar e kishte penalltinë vendimtare për Realin, por Ancelotti zbulon prapaskenat se si e largoi atë nga lista dhe ia dha Rudigerit

Liga e Kampionëve
Real Madridi mendon shkëmbimin e lojtarëve me Milanin

Real Madridi mendon shkëmbimin e lojtarëve me Milanin

Ndërkombëtare
Kalo në kategori