LAJMI I FUNDIT:

Kushtetuesja “rrëzon” kërkesën e opozitës për zgjedhjen e Thaçit President

Kushtetuesja “rrëzon” kërkesën e opozitës për zgjedhjen e Thaçit President

Gjykata Kushtetuese e ka shpallur të papranueshme kërkesën e opozitës lidhur me zgjedhjen e Hashim Thaçit, president të Kosovës.

Një muaj më parë tri partitë opozitare kanë dërguar në Gjykatën Kushtetuese kërkesën që të kontestohet zgjedhja e Hashim Thaçit për president të Kosovës.

Në një njoftim zyrtar në ueb faqen e Kushtetueses thuhet “Gjykata Kushtetuese, në mbështetje të nenit 113.5 te Kushtetutes, te nenit 27 dhe nenit 42, paragrafi 1.3, te Ligjit dhe ne mbeshtetje te rregullave 36 (1) (d), (2) (d) dhe 55 (4) te Rregullores se punes, me 21 mars 2016, me shumice votash VENDOS I. TA DEKLAROJE kerkesen te papranueshme; II. TA REFUZOJE kerkesen per Mase te perkohshme; III. TA REFUZOJE kerkesen per degjim publik; IV. T’UA KUMTOJE kete vendim pal eve; v. TA PUBLIKOJE kete vendim ne Gazeten Zyrtare, ne pajtim me nenin 20. 4 te Ligjit; VI. Ky vendim hyn ne fuqi menjëherë”. /Telegrafi/


Këtu mund ta lexoni vendimin e plotë të Gjykatës Kushtetuese:  http://www.gjk-ks.org/repository/docs/gjkk_ko_47_16_shq.pdf