Zyrtare: FFM me vendim përfundimtar, ndërpritet futbollit në Maqedoninë e Veriut

Federata e Futbollit të Maqedonisë së Veriut edhe zyrtarisht ka ndërprerë sezonin 2019/2020 në elitën e futbollit maqedonas.
Ky vendim është marrë sot gjatë një mbledhje të jashtëzakonshme të këshillit drejtues të FFM-së online.
Në fakt ishte Komisioni i Garave që ka rekomanduar ndërprerjen e sezonit dhe FFM mori sot këtë vendim.
Përveç anulimit të Superligës së Maqedonisë garat nuk do të zhvillohen as në Ligën e Parë dhe as në Kupën e Shtetit.
Futbolli në Maqedoni ishte ndërprerë më 12 mars për shkak të pandemisë Covid-19, ndërsa së fundmi katër futbollistë nga Renova dhe dy të tjerë nga Shkëndija kishin rezultuar pozitiv me coronavirus.
Njoftimi i plotë i Federatës së Futbollit të Maqedonisë së Veriut:
Në seancën e jashtëzakonshme të Këshillit Drejtues të Federatës së Futbollit të Maqedonisë të mbajtur në një konferencë online, duke marrë parasysh situatën e përgjithshme epidemiologjike në vend dhe faktin se numri i pacientëve të rinj po rritet çdo ditë, janë marrë vendimet e mëposhtme:
– Këshilli Drejtues i FFM-së pranoi propozimin e Komisionit për gara për ndërprerjen dhe përfundimin e sezonit garues 2019/2020 në Ligën e Parë të futbollit të Maqedonisë dhe garën e Kupës;
Duke ndjekur gjendjen shëndetësore në vendin tonë, veçanërisht në ditët e fundit dhe situatën me testet pozitive për virusin CoVid-19 të konfirmuara te disa anëtarë të KF Renova dhe KF Shkëndija, pastaj procesin e vetë-izolimit dy javor që duhet ta kalojë gjithë ekipi i KF Renova, si dhe pamundësinë që në kushte të këtilla të jashtëzakonshme për të lëvizur lirshëm duke pasur parasysh kufizimet për levizje, klubet pamundësohen të vijojnë procesin stërvitor të përshkruar në protokollin shëndetësor, Këshilli Drejtues i FFM-së vendosi të ndërpresë sezonin garues 2019/2020 në Ligën e Parë të futbollit të Maqedonisë.
Drejtuesit e Federatës së Futbollit të Maqedonisë për këtë vendim kanë njoftuar shërbimet e UEFA-së, duke theksuar situatën në vendin tonë në pikëpamje shëndetësore dhe pamundësinë për të parashikuar kornizën kohore në lidhje me vazhdimin e mundshëm të kampionatit, gjegjësisht me situatën e re të krijuar nuk mund të garantohet se vazhdimi i kampionatit vendor do të ketë një rrjedhë të rregullt.
Nga Asosiacioni Evropian i futbollit (UEFA) potencuan se janë jashtëzakonisht krenarë për ‘Shtëpinë e Futbollit” tonë, duke pasur parasysh faktin se FFM edhe përkundër gjithë sfidave në periudhën e kaluar kishte për qëllim të bëjë përpjekje dhe të zbatonte opsionin më të mirë të mundshëm për vazhdimin e garave në Ligën e Parë vendore, e gjitha kjo për të mundësuar vazhdim të rregullt për vazhdimin dhe përfundimin e garave vendore (kampionatit dhe Kupës) sipas meritës sportive që do të tregonin skuadrat. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Këshilli i qytetit kërkon shtyrjen e ndeshjes Fiorentina-Juventus, zbulohet arsyeja pse

Atletico Madridi publikon dy pika ku UEFA nuk iu përmbajt në anulimin e penalltisë së Alvarez

Sensacioni spanjoll i Ligës Premier ‘ëndërron’ transferimin tek Real Madridi

Ylli i Liverpoolit po kërkon largimin, i vetëofrohet Barcelonës

Sensacioni spanjoll i Ligës Premier ‘ëndërron’ transferimin tek Real Madridi

Arsenali duhet të dëgjojë këshillat e Thierry Henrys për ta eliminuar Real Madridin

Ronaldo ofendoi brutalisht Man Unitedin dhe Juventusin në reklamën e tij të parfumit

Arda Guler e ka bërë të qartë ku dëshiron të transferohet nëse largohet nga Real Madridi

Ish-legjenda e Milanit i hedh benzinë zjarrit: Alvarez e preku topin vetëm një herë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës