LAJMI I FUNDIT:

Zoran Zaev: Jam i lumtur kur mendoj se ku kemi qenë dhe ku jemi tani

Zoran Zaev: Jam i lumtur kur mendoj se ku kemi qenë dhe ku jemi tani

“Jam i lumtur kur mendoj se ku kemi qenë dhe ku jemi tani, deri ku kemi arritur. Ishim një shtet i izoluar në të cilin qytetarët jetonin me frikë, shtet me tensione politike, ndërsa sot flasim për miqësi me fqinjët, për paga më të larta dhe për liri”.

Kështu ka deklaruar kryeministri Zoran Zaev në një intervistë për Agjencinë Informative të Maqedonisë. Ai gjithashtu ka thënë se ndjek me vëmendje punën e qeverisë dhe se pranon çdo kritikë që vjen nga qytetarët dhe qendra tjera, njofton Telegrafi Maqedoni.

I pyetur nëse qeveria ka parë se cilat sisteme janë jofunksionale, kryeministri Zaev tha se kanë detektuar disa institucione dhe sisteme që janë të bllokuara, ndërsa janë duke kërkuar zgjidhje ligjore për ta.


“Kjo zgjidhet me ndryshime ligjore. Për këtë arsye jemi futur në reforma. Është vështirë por janë të domosdoshme reformat, që çdo sistem të jetë në shërbim të qytetarëve”, ka thënë Zaev.

Ndërsa sa i përket rikonstruimit të qeverisë, ai tha se janë duke u bërë konsultimet e fundit dhe se së shpejti do të dalin në opinion./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kurti tha se marrëdhëniet me SHBA nuk kanë qenë kurrë më të mira, i kundërpërgjigjet Grenell

Kurti tha se marrëdhëniet me SHBA nuk kanë qenë kurrë më të mira, i kundërpërgjigjet Grenell

Lajme
Shkencëtarët çekë zbulojnë në Shqipëri liqenin termal nëntokësor më të madh në botë

Shkencëtarët çekë zbulojnë në Shqipëri liqenin termal nëntokësor më të madh në botë

Lajme

"S'është i besueshëm për SHBA-në", Kurti e komenton deklaratën e Grenellit

Politikë
Zgjedhjet e 9 shkurtit, KQZ tregon se cilat janë qendrat e votimit me kusht në qytetin tuaj

Zgjedhjet e 9 shkurtit, KQZ tregon se cilat janë qendrat e votimit me kusht në qytetin tuaj

Lajme
BDI: Kemi informuar BE-në, SHBA-të dhe Mbretërinë e Bashkuar për përjashtimin e shqiptarëve nga institucionet shtetërore

BDI: Kemi informuar BE-në, SHBA-të dhe Mbretërinë e Bashkuar për përjashtimin e shqiptarëve nga institucionet shtetërore

Politikë
Kosovarët s'mund të aplikojnë për viza pune në Gjermani - plotësohen terminet për 2025-ën

Kosovarët s'mund të aplikojnë për viza pune në Gjermani - plotësohen terminet për 2025-ën

Lajme
Kalo në kategori