Zona e tak(sir)ateve
Kosova Lindore është bërë arenë e promovimit të forcave ushtarake dhe ekonomike të Serbisë. Zona Tokësore e Sigurisë edhe më tej vazhdon të mbetet e koncentruar me forca të shumta policore – ushtarake dhe të xhandarmërisë, të cilat paraqesin një kërcënim për paqen dhe sigurisë në rajon…
Vizita
Kosova Lindore, kohëve të fundit, është bërë arenë e promovimit të forcave ushtarake dhe ekonomike të Qeverisë serbe. Kryetari i Serbisë Boris Tadiq, i shoqëruar nga ministri i Mbrojtjes Dragan Shutanovac dhe ministri i Punëve të Brendshme Ivica Daciq vizituan Zonën Tokësore të Sigurisë.
Kjo vizitë erdhi një ditë pas sulmit të panjohur me granatë dore kundër dy pjesëtarëve të xhandarmërisë serbe në Lluçan, Komuna e Bujanocit dhe dy ditë pas inaugurimit të Korridorit 10-të, nga kryeministri i Serbisë, Mirko Cvetkoviq dhe kabineti i tij.
Kjo vizitë spektakulare s’ka se të mos lidhet edhe me ngjarjet e fillimit të këtij muaji, pas incidentit në fshatin Karaçevë, të cilin e shkaktuan forcat e xhandarmërisë, ku solli edhe intervenimin e KFOR-it, për ta patrulluar këtë zonë problematike.
Gjatë kësaj vizite spektakulare nuk u kursyen fjalimet e shtetarëve të Serbisë se “sulmi ndaj xhandarëve është sulm ndaj shtetit” dhe se askush nuk do të kursehet nga veprat terroriste, të cilat nuk u zbuluan kurrë. Por, me kaq zyrtarët nga Beogradi nuk e përmbyllën vizitën e tyre, ata, pastaj qëndruan në bazën ushtarake “Cepotin”, e cila nga qarqe të ndryshme është vlerësuar si Bonstilli serb, në afërsi të Bujanocit, i cili pritet të inaugurohet brenda dy javëve, pas investimeve të shumta që i ka kushtuar Serbisë.
Korridori 10
Të mërkurën e 8 korrikut u bë inaugurimi i Autostradës E 75, Korridorit 10-të, nga na e kryeministrit të Republikës së Serbisë Mirko Cvetkoviq dhe kabinetit të tij. Ky projekt me një gjatësi prej 20 kilometra ka filluar të ndërtohet, më 21 korrik të vitit 2008 dhe i ka kushtuar Serbisë jo më pak se 13,5 milionë euro.
Me këtë projekt Serbia e promovoi njëvjetorin e qeverisë së saj, pikërisht në tokat shqiptare, ashtu siç po e promovon edhe forcën e saj fizike përgjatë vijës kufitare me Kosovën.
Karshi Korridorit 10 gjendet edhe baza ushtarake serbe Cepotin, nga e cila 1000 forca komanduese serbe do ta vëzhgojnë autostradën dhe rajonin përreth. Gjithë këto investime, të cilat janë bërë për ngritjen e kësaj baze ushtarake, e cila nuk është shumë larg bazave të tjera që shtrihen 17 km në afërsi të Komunës së Bujanocit, me siguri se do të zvogëlohej varfëria në këto vise me një prapambeturi ekonomike ekstreme në shkallë republike.
Kritika
Katër ditë para se me ndodh incidenti në aksin rrugor Bujanoc-Gjilan, dhe 2 ditë para promovimit të njëvjetorit të qeverisë serbe, Partia për Veprim Demokratik, pikërisht, më 6 korrik, mbajti konferencë për media.
Në këtë konferencë deputeti i kësaj qeverie (Parlamentit të Serbisë) Riza Halimi, kritikoi ashpër kryetarin e Trupit Koordinues Milan Markoviq, se është i involvuar në ndryshimin e qeverisjes lokal në Preshevë, ku partia e tij pas shumë vjetësh qeverisjeje mbeti pa pushtet. Deputeti Halimi, nuk mbeti edhe pa kritikuar kryetarin e shtetit Boris Tadiq, të cilit, madje edhe i ka shkruar letër se nuk po i përmbush kërkesat e Koalicionit të shqiptarëve të Luginës së shokut Rizo.
Është një karakteristikë e veprimet politik të këtij deputeti, ai, kur vijnë zyrtarët nga Beogradi në Luginën e tij, e fut kokën në zall si struci dhe nuk duket fare. Paramendoni këto spektakle zyrtarët serbë i bëjnë një hap para hundëve të pushtetarëve në Preshevë dhe Bujanoc e deputetin e lëshon toka. Këtë e bënë dhe pa paturp i thotë simpatizuesve të vet se i injoron vizitat e zyrtarëve të shtetit, a nga ana tjetër bënë 800 km rrugë për t’i takuar ata zyrtarisht në Beograd, madje edhe u shkruan letra “dashurie”, më falni politike.
Paliçi
Shkolla e vogël për paraqitje publike organizoi trajnim me funksionarët lokalë të Bujanocit në Paliç afër Suboticës. Në këtë shkollë të vogël shkuan liderët lokalë të pushtetit në Bujanoc për të mësuar si qeveriset vendi, si duhet avancuar administratat dhe si duhet të paraqiten ata para publikut.
Si mu paraqit para publikut ku s’kanë me çka. Për një vjet e disa muaj qeverisje lokale në Bujanoc me çka të krenohen liderët lokalë: s’ka investime, po shtohet varfëria dhe papunësia, po zvogëlohen vendet e punës në administratë e ndërmarrje publike, është hequr premia e duhanit dhe e qumështit, taksat në këtë komunë janë nga më të lartat në nivel shteti. Edhe ato pak investime që janë bërë pas konflikteve të armatosura në këtë komunë kanë filluar të shkatërrohen. Shih banorët e fshatit Letovicë do të mbesin pa rrugë dhe pa kanalizim, Tërnocit po i kthehen problemet e para tetë vjetëve, Malësia e Bujanocit, vazhdon të jetë një nga zonat më të braktisura të vendit etj.
Gjatë kohës kur liderët tanë lokalë shkuan në Paliç për trajnim dhe relaksim, në Komunën e Bujanocit, Qeveria promovoi njëvjetorin e themelimit të saj dhe u zhvilluan shumë ngjarje, mjerisht, pa prezencën e pushtetarëve shqiptarë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker