Pasi që prokuroria publike në Tetovë ka dorëzuar akuzën në gjykatën themelore ndaj tre personave fizik dhe një juridik, për zjarrin në spitalin modular më 8 shtator të vitit të kaluar, ku humbën jetën 14 persona, familjarët e viktimave shprehen skeptik se drejtësia do të arrijë të zbardhë tërë rastin. Mumin Ismaili nga fshati Nerasht, i rrethinës së Tetovës, thotë se natën kritike ka qenë në vendngjarje pasi që e kishte të shtruar nënën e tij në spitalin modular. Nuk i beson drejtësisë por megjithatë shpreson se më në fund ky rast do të ketë epilog. Nëse organet e drejtësisë nuk arrijnë të zbardhin rastin, drejtësi se do të kërkojë në Gjykatën e Strasburgut, thotë ai.
“Unë nuk mendoj se do shkoj gjykimi siç pretendohet të jetë, sepse deri më tani nuk është zbardhur asgjë, e në këtë rast edhe modulari. Tash hyjmë në muajin e njëmbëdhjetë prej kur ndodhi rasti, nuk pres gjykim transparent por presim. Shpresat nuk i humbim. Por gjithsesi ne nuk do dorëzohemi. Për këtë rast do shkojmë edhe në gjykatën e Strasburgut nëse ka nevojë të ankohemi, sepse kemi humb familjarët, sidomos mua që nëna mu dogj në krah. Por do shohim është e patjetërsueshme dikush të merr përgjegjësi për këtë rast”, thotë Mumim Ismaili, familjarë.
Ismaili thotë se përgjegjësi duhet të ketë për më shumë persona.
“Unë 28 ditë kam qenë në spital aty, nuk ka pasur asnjë kusht për trajtim të të sëmurëve me kovid. Mungesa e parë ka qenë stafi mjekësor, unë isha 28 ditë kishte gjashtë dhoma me nga gjashtë krevate ndërsa ka pasur katër ekipe mjekësore. Dhe më tregoni me logjikën tuaj katër mjekë a mund të trajtojnë 36 pacientë kur secili pacient çdo sekondë kishte nevojë për trajtim”, u shpreh Mumim Ismaili, familjarë.
Sipas informacioneve, dy persona akuzohen se kanë kryer nga një vepër penale, “Vepra të rënda kundër sigurisë së përgjithshme”. I akuzuari i tretë sipas prokurorisë ka kryer vepër penale “mosveprim sipas ligjeve shëndetësore në kohë pandemie”. Ndërsa personi juridik (spitali klinik) ka kryer vepër penale “shkaktim të rrezikut të përgjithshëm”. Në 8 shtator të vitit të kaluar spitali modular i Tetovës, ku po trajtoheshin 26 pacientë, u përfshi nga zjarri. Jetën e humbën 14 persona, prej të cilëve 12 pacientë dhe dy persona që kujdeseshin për familjarët e tyre. (koha.mk)
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Kurti, politikani më i votuari në Kosovë – thyen rekordin e presidentes Vjosa Osmani

Departamenti amerikan i Mbrojtjes: Nuk ka ndryshime të planifikuara për trupat në Kosovë

A po rrezikon Kurti arrestimin për shkak të mos paraqitjes në prokurori për intervistim? Flasin njohësit e sistemit të drejtësisë

Shoqatat e dala nga lufta bëjnë homazhe në Prekaz, Jashari: Në qeveri ka njerëz anti-UÇK

NJSI dhe K-9 ndërhyjnë në Prishtinë – arrestohet një person, konfiskohen armë dhe municion

Siguria në Kosovë - ushtarët amerikanë të KFOR-it kryejnë patrullime përgjatë kufirit në veri

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti nuk e përballon dot debatin, çohet dhe largohet nga banorët gjatë transmetimit direkt në BBVA

As Ancelotti nuk e qetësoi, Brahim Diaz iu hakmor Diego Simeones

"Nuk kam parë gjë më të shpifur", Gjesti kritikohet pasi i erdhi ndot nga trupi i Eglit për shkak të nishanit

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Trump kërcënon studentët protestues: Të huajt do të dëbohen, amerikanët do të burgosen

Meloni refuzon propozimin e BE-së për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë: Mund të shkoni, por jo me ushtarët e mi