LAJMI I FUNDIT:

Zjarrfikësit rrezikuan jetën për një mjellmë plastike

Zjarrfikësit rrezikuan jetën për një mjellmë plastike

Zjarrfikësit gjermanë ndërmorën një aksion të rrezikshëm nate duke u përpjekur ta shpëtojnë një mjellmë nga një liqen i ngrirë. Kur arritën tek ai, e kuptuan se ishte prej plastike.

Shumë kalimtarë rasti në qytetin Straubing në Gjermani thirrën zjarrfikësit pasi kur po kalonin afër një liqeni artificial i cili ishte ngrirë panë një mjellmë që nuk po lëvizte.

Në aksionin e shpëtimit morën pjesë 25 zjarrfikës të cilët rrezikuan jetët e tyre duke ecur nëpër akullin e hollë për ta shpëtuar mjellmën.

Pas frikës së madhe se mos po bien në ujin e akullt, zjarrfikësit kuptuan se bëhej fjalë për një mjellmë plastike. /Telegrafi/