LAJMI I FUNDIT:

Zjarri në Lusnje, ministri Balla në terren për të ndjekur nga afër situatën

Zjarri në Lusnje, ministri Balla në terren për të ndjekur nga afër situatën

Përpjekja e një qytetari për të djegur disa mbeturina në fshatin Zham të Lushnjës, ka shkrumbuar sipërfaqe të mëdha të mbjella me ullinj, bimësi dhe shkurre. Flakët kanë rrezikuar seriozisht edhe disa banesa. 

Fillimisht zjarri ka ardhur nga kodrat e Peqinit dhe më pas era i ka shtyrë flakët drejt fshatit Zham.

Duke parë përhapjen e shpejtë të flakëve përveç dy zjarrfikseve të Lushnjës, në ndihmë të tyre kanë ardhur edhe zjarrfikëse nga Fieri, Divjaka dhe Berati, me qëllim neutralizimin e flakëve.


Nga ana tjetër edhe reagimi i policisë ka qenë i menjëhershëm, duke bërë të mundur identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar të zjarrvënies.

Gjithashtu, policia ka evakuuar edhe banorët nga banesat që mund të rrezikoheshin nga zjarri.

“Strukturat e Komisariatit të Policisë Lushnjë, menjëherë pas marrjes së njoftimit se në fshatin Zham ka rënë zjarr, bënë të mundur identifikimin dhe shoqërimin në Komisariat të autorit të dyshuar të zjarrvënies.U shoqërua dhe po kryhen veprimet e mëtjeshme hetimore procedurale për shtetasin R. Z., 58 vjeç, i cili ka ndezur zjarr për të djegur mbeturinat dhe zjarri ka dalë jashtë kontrollit dhe si pasojë e përhapjes së flakëve është djegur një sipërfaqe e konsiderueshme toke me ullinj dhe pemë të ndryshme në fshatin Zham.”- thuhet në njoftimin e policisë.

“Në vendngjarje ndodhet grupi i drejtimit të DVP Fier, shërbimet e Policisë Fier, disa grupe të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë Fier dhe shërbimet zjarrëfikëse të cilat po punojnë për shuarjen e zjarrit.

Vijon puna edhe për dokumentimin e plotë të rrethanave të rënies së zjarrit dhe vënien para përgjegjësisë penale të autorëve të dyshuar.

Drejtoria Vendore e Policisë Fier apelon për të gjithë banorët, që në asnjë rast të mos ndezin zjarre, pasi do të përballen me ligjin. Policia fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112, për çdo rast të zjarrvënies apo të paligjshmërisë në tërësi, duke iu garantuar anonimatin dhe reagim të shpejtë e të paanshëm nga strukturat policore.”- përfundon njoftimi i policisë, lidhur me këtë ngjarje.

Për situatën e krijuar nga zjarri në Zham të Lushnjës, në vendngjarje ka shkuar edhe ministri i Brendshëm, Taulant Balla, i cili po ndjek nga afër situatën e krijuar nga zjarri i madh që ka përfshirë pasditen e sotme kodrat me ullinj në fshatin Zham Sektor, Njësia Dushk.

Dhjetëra forca zjarrëfikëse,  punonjës të Policisë dhe administratës së bashkisë janë të angazhuara prej më shumë 4 orësh për vendosjen në kontroll të zjarrit. Aktualisht flakët nuk rrezikojnë banesat përreth.

Në trend Lajme

Më shumë
Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Siguri
Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Lajme
Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Lajme
Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Lajme
Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Politikë
Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Politikë
Kalo në kategori