LAJMI I FUNDIT:

Zhurma e trafikut shndërrohet në muzikë

Zhurma e trafikut shndërrohet në muzikë

Muzikanti gjerman Florian Fricke viziton qytetet më të mëdha të vendit të tij dhe përdorë zhurmën e trafikut për të krijuar muzikë me ndihmën e tetë instrumenteve që i ka dizajnuar vetë.

Fricke dëshiron që me projektin e vet “Urban audio” të hulumtojë potencialet kompozuese të trafikut urban. Derisa automjetet kalojnë afër instrumenteve në formë të topave të mëdhenj të cilët i vendosë përkohësisht nëpër udhëkryqet e rrugëve të ndryshme, telat e tyre vibrojnë dhe krijojnë tinguj të cilët i incizon dhe pastaj i mikson në studion lëvizëse.

“Shoferët krijojnë simfoni specifike për qytetet ku jetojnë. Dallimet ndërmjet qyteteve mund të dëgjohen në kompozime–në disa qytete shoferët janë më agresivë dhe përdorin më shumë boritë, ndërsa në disa voziten në mënyrë më të qetë”, tha muzikanti.

Kalimtarët mund të dëgjojnë muzikë nëpërmjet dëgjuesve të cilat janë të lidhura në instrumente, ndërsa reagimet e tyre kryesisht janë pozitive, thotë autori i projektit.


“Shumica e njerëzve nuk mund ta besojnë se trafiku mund të krijojë muzikë aq meditative. Mendojnë se kjo muzikë është shumë relaksuese”, thotë Fricke. Ai shpreson se do të publikojë albumin me incizimet e simfonisë nga secili qytet që do ta vizitojë deri në fundin e projektit në Berlin më 3 tetor. /Telegrafi/