LAJMI I FUNDIT:

Zhduket i tërë fshati në Kinë

Zhduket i tërë fshati në Kinë

Më 13 tetor rreth orës katër të mëngjesit në malet e Kinës është zhdukur një fshat i tërë pa gjurmë, në mënyrë misterioze. Ky rajon tash është nën kontrollin e ushtrisë.

Dëshmitarët thonë se mbi këtë rajon është parë duke fluturuar një UFO, ndërsa thonë se më atje tashmë janë zhdukur edhe gjarpërinjtë. Autoritetet, nuk dëshirojnë të pohojnë asgjë, duke thënë se këto janë thashetheme.

Po ashtu flitet se fshati gjendet afër një centrali bërthamor, që lë hapësirë për dyshim se diçka e çuditshme është duke ndodhur edhe nëse nuk ka lidhje me UFO-t dhe është e mundur se mu për këtë arsye ushtria po përpiqet të fshehë diçka në atë rajon.

Në video-incizimin, me një kualitet jo shumë të mirë, për të cilin besohet se është incizuar në afërsi të këtij vendi, shihet një dritë e bardhë e çuditshme.


Në një emision të radios më 14 tetor janë vërtetuar pohimet e para, pasi është përmendur se fshati është evakuuar, e më pas është zhdukur krejtësisht pasi që një objekt i bardh i madh doli nga një re e zezë tymi.

Të gjitha rrugët kryesorë që qojnë drejt këtij fshati janë mbyllur, ndërsa ushtria ka ndaluar hyrjen në fshat. Pritet që së shpejti të rrjedhin informacionet e para ose ndoshta edhe video incizime nga ajri për tu bindur nëse fshati vërtetë është zhdukur nga faqja e dheut apo thjeshtë është fryt i imagjinatës së njerëzve. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Vetëm ata me shikim të mprehtë mund ta dallojnë lakuriqin në mesin e maceve

Vetëm ata me shikim të mprehtë mund ta dallojnë lakuriqin në mesin e maceve

Interesante
Mendoi se nëse e lidhë shtëpinë me shirita, do t’i shpëtojë uraganit Milton – fotografia e amerikanit që u bë virale

Mendoi se nëse e lidhë shtëpinë me shirita, do t’i shpëtojë uraganit Milton – fotografia e amerikanit që u bë virale

Fun
Çfarë thotë për personalitetin tuaj kafsha e parë që e shihni?

Çfarë thotë për personalitetin tuaj kafsha e parë që e shihni?

Interesante
Burri nga Las Vegasi ngjit lartësinë e Everestit në shkallët e shtëpisë së tij

Burri nga Las Vegasi ngjit lartësinë e Everestit në shkallët e shtëpisë së tij

Interesante
'Topi i zjarrtë' ndriçon qiellin e Australisë

'Topi i zjarrtë' ndriçon qiellin e Australisë

Interesante
Amerikanja telefonon policinë pasi përndiqet nga afro 100 rakunë

Amerikanja telefonon policinë pasi përndiqet nga afro 100 rakunë

Interesante
Kalo në kategori