LAJMI I FUNDIT:

Zguri: Sot është dita e votuesve, ata mund të bëjnë demokracinë

Zguri: Sot është dita e votuesve, ata mund të bëjnë demokracinë

Në orën 07:00 të mëngjesit janë hapur qendrat e votimit në të gjithë Shqipëri, ku 3 milionë e 452 mijë e 260 shqiptarë kanë të drejtë për të votuar në zgjedhjet parlamentare.

Kreu i KQZ-së, Klement Zguri, ka çelur i pari zyrtarisht votimin për zgjedhjet parlamentare të 25 qershorit.

Në orën 07:00 ai votoi në Qendrën e Votimit 1730/1, tek Liceu Artistik, rruga Elbasanit. Në një prononcim për mediat ai apeloi qytetarët të marrin pjesë masivisht në zgjedhje.


“KQZ në një kohë rekord, brenda kërkesave të ligjit ka bërë gati përgatitjet e zgjedhjeve që sot shqiptarët të votojnë të lirë dhe sipas vullnetit të tyre. Vetë demokracia është votë dhe pjesëmarrje, shqiptarët sot kanë mundësinë për të bërë demokraci dhe u bëj thirrje zgjedhësve të dalin masivisht në votim, është e drejtë kushtetuese e patjetërsueshme dhe sot është dita e tyre. Zgjedhje të zhvillohen me transparencë dhe komisionerët ta ushtrojnë me paanshmëri detyrën e tyre”, u shpreh Zguri.

Zguri tha se në 10 Qendra Votimi nuk është bërë shpërndarja e bazës materiale, e cila pritet të ketë nisur këtë mëngjes.

Për herë të parë në këto zgjedhje do të votojnë 136.239 persona, ndërsa për herë të parë në vendin tonë, si pasoje e ligjit të dekriminalizimit, nuk do të kenë të drejtë vote 1367 të dënuar.

Në këto zgjedhje marrin pjesë 18 parti politike, me 2666 kandidatë të regjistruar për deputet. Në mbarë vendin janë ngritur 5362 qendra votimi, ndërsa zgjedhjet dhe mbarëvajtja e tyre do të vëzhgohen nga 5351 vëzhgues, nga të cilët 896 janë nga misionet vëzhguese ndërkombëtare.

Në trend Lajme

Më shumë
E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

Lajme
Vizita e Thaçit te babai i sëmurë, kritikohet qasja e Gjykatës Speciale

Vizita e Thaçit te babai i sëmurë, kritikohet qasja e Gjykatës Speciale

Drejtësi
Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Siguri
Momenti kur sigurimi i Speciales ia tërheq vërejtjen mjekut pas diskutimit me Thaçin

Momenti kur sigurimi i Speciales ia tërheq vërejtjen mjekut pas diskutimit me Thaçin

Lajme
KQZ: Mbi 1,000 vota me postë konsiderohen të vlefshme pas rinumërimit

KQZ: Mbi 1,000 vota me postë konsiderohen të vlefshme pas rinumërimit

Lajme
Dëshmitarja për njërin të akuzuar në rastin e 400 kg kokainë: Kemi biseduar, por s’ma tha të vërtetën

Dëshmitarja për njërin të akuzuar në rastin e 400 kg kokainë: Kemi biseduar, por s’ma tha të vërtetën

Drejtësi
Kalo në kategori