LAJMI I FUNDIT:

Zgjedhjet presidenciale do të mbahen më 21 prill, do të ketë edhe zgjedhje lokale në tre komuna

Zgjedhjet presidenciale do të mbahen më 21 prill, do të ketë edhe zgjedhje lokale në tre komuna

Për shkak të festës së Pashkëve, për një javë do të shtyhet ideja për mbajtjen e zgjedhjeve presidenciale. Sipas deklarimeve të kryetarit të Kuvendit Talat Xhaferi, rrethi i parë do të mbahet më 21 prill, ndërsa rrethi i dytë më 5 maj.

Ai tha se më së voni më 8 shkurt do të shpallen zgjedhjet presidenciale dhe se në tre komuna do të ketë zgjedhje lokale, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Në lidhje me zgjedhjet presidenciale, rrethi i parë i të cilave duhej të mbahej më 14 prill, ndërsa rreth i dytë më 28 prill, për shkak të festës së Pashkëve e cila është më 28 prill, kemi menduar t’i shtyjmë për një javë – më 21 prill rrethi i parë dhe më 5 maj rrethi i dytë. Me këtë do të sigurohet që deri më 8 shkurt të shpallen zgjedhjet presidenciale”, tha Xhaferi.


Ai shtoi se më 12 maj skadon mandati i Gjorge Ivanovit dhe kjo tha se duhet të jetë dita kur do të inaugurohet presidenti i ri i shtetit.

Ndërsa duke pasur parasysh se në tre komuna udhëheqin kryetarët në detyrë, për shkak të një dorëheqje në Novo Sellë dhe dy rasteve të ndërrimit të jetëve në Dibër dhe Ohër, Xhaferi tha se është e nevojshme që të shpallen zgjedhje lokale./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Abdixhiku: Nuk duam, nuk kemi dhe dhe nuk do të punojmë për koalicion me LVV-në

Abdixhiku: Nuk duam, nuk kemi dhe dhe nuk do të punojmë për koalicion me LVV-në

Politikë
Me humbjen e një mandati parlamentar, Lista Serbe mund të mos jetë pjesë e Qeverisë

Me humbjen e një mandati parlamentar, Lista Serbe mund të mos jetë pjesë e Qeverisë

Lajme
Kurti: Qeveria do të udhëhiqet nga LVV dhe unë

Kurti: Qeveria do të udhëhiqet nga LVV dhe unë

Lajme
Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Lajme
Trajkoviq: Milan Radoiçiq vazhdon të ushtrojë presion ndaj serbëve në Kosovë

Trajkoviq: Milan Radoiçiq vazhdon të ushtrojë presion ndaj serbëve në Kosovë

Politikë

"Bashkëpunimi i Shabanit e Qerimit me Serbinë për ta akuzuar UÇK-në për trafikim organesh", flet Shukri Buja

Lajme
Kalo në kategori