LAJMI I FUNDIT:

Zgjedhjet ishin të qeta, përzgjedhjet ishin dramatike!

Zgjedhjet e fundit qendrore dhe të parat pas shpalljes së Pavarësisë, ishin zgjedhjet më të mira të mundshme, të mbajtura nën shumë vështirësi. Filluan si të parakohshme dhe të provokuara nga një gjendje antikushtetuese dhe u parashikuan të mbaheshin diku për katër muaj, të cilat do të prodhonin institucionet shtetërore, Brenda një afati gjashtëmujor, sa do zgjaste mandate i presidentit në detyrë. Pastaj, braktisja e institucioneve përshpejtoi domosdoshmërinë e zgjedhjeve si të “jashtëzakonshme” që imponohen ligjërisht të mbahen vetëm për dyzetë e pesë ditë. Që këtu, nga vetë organizatori (KQZ) filloi shfaqja e dilemës për të garantuar standardet e kërkuara me ligj dhe kushtetutë.

Në këtë ambient kohe tepër të kufizuar dhe rrethana të tendosura, nisi gara e pjesëmarrjes dhe konkurrimit në zgjedhjet e parakohshme, që do të mbaheshin si një përvojë e parë dhe e jashtëzakonshme në shtetin tonë të saposhpallur të pavarur e demokratik dhe akoma të pakunsoliduar plotësisht dhe në të gjitha segmentet e tij. Dhe, nisi beteja e jashtëzakonshme e një gare po aq të jashtëzakonshme dhe e një konkurrence të paparë ndonjëherë në historinë e zgjedhjeve në Kosovën e lirë. Subjekte, grupe, grupacione dhe individë të të gjitha llojeve, nisën të shfaqeshin papërmbajtshëm jo vetëm për të garuar në zgjedhje të lira e demokratike, por edhe për të fituar e përfituar papërmbajtshëm dhe në çdo variant të mundshëm e të pamundshëm dhe të pakompromis deri padrejtësisht.

Përveç subjekteve ekzistuese, u shfaqën dhe subjekte e subjektivitete njerëzish të riorganizuar, rikonfiguruar dhe rimëkëmbur të së kaluarës, në emër të perspektivës së re, por edhe në emër të disidencës së dikurshme revolucionare. Dyja ekstremet e një nostalgjie të vjetër, të një kohe dhe realitetit të tejkaluar me qysh prej shpalljes së Pavarësisë. Individë dhe grupe individësh, përfitues me çdo kusht, imponues të të gjitha llojeve ekzistuese, si në një luftë për tokën e premtuar, ku ishte nuhatur se kjo pasuri votash veç ekziston diku. Pra, gara ishte e përzgjedhjes dhe jo e zgjedhjes. Vota u kuptua dhe u interpretua si mjet spekulimi prej përfituesi dhe jo si vlerësim dhe vullnet politik prej votuesi. Përmes votës u pretendua të përcaktohen jo dhe aq përfaqësuesit politikë, por të përzgjedhurit dhe të përkëdhelurit e përfaqësuesve populistë, paraprakisht, në një garë përfitimi të pabarabartë, përtej mundësish.


Vetëm votuesi, si për ironi, nuk ishte i vetëdijshëm për pasurinë e votës së tij. U krijua një percepcion i përgjithshëm spekulativ sikur s’ka rëndësi kujt ja jep e kush ta merr votën, meqë roli i të përzgjedhurit do të jetë vetëm përfitim i të privilegjuarit dhe jo përfaqësim politik i votuesit. Vota humbi kuptimin fillestar të shprehjes së vullnetit politik të votuesit dhe në gjithë këtë pështjellim spekulativ, u krijua përshtypja se njerëzit janë të paracaktuar si të përzgjedhur domosdoshmërisht. Gjithandej ziente atmosfera zgjedhore me paragjykime dhe parashikime prej më të ndryshmeve dhe më të pabesueshmeve, si asnjëherë gjerë më tani. Preferenca të paragjykuara grupesh dhe individësh të rreshtuar në një luftë grabitqare për votë numerike, përtej çdo angazhimi politik. Profiterë të paskrupullt që pretendojnë peshkim vote në të turbullt, padrejtësisht.

Kjo të bën, pastaj, të ndjehesh i nderuar kur s’je pjesëpërbërëse e radhitur me identitet të “privilegjuar” numerik dhe jo të merituar politik, ku, qoftë si humbës, qoftë si fitues, dallimi është vetëm profiterik. Ndërsa, edhe kutitë e votimit, si kuti pandore hapeshin shumë herë për korrigjim, duke prodhuar rivotim e rinumërim të pafund, padrejtësisht!
Prandaj, zgjedhjet ishin të vlershme përtej mundësish!
Zgjedhje të qeta, përkundër të përzgjedhurve agresivë dhe përfituesve të paragjykuar dhe jo të fituar realisht.
Zgjedhje të mira, në rrethana dhe kushte tepër të vështira.
Zgjedhje për zgjidhje, të pranueshme më shumë se të imponuara!
Zgjedhje si këto, Kosova ka plotë. Por këto ishin tonat dhe dikush duhet t’i raportojë, për të qenë mbi to!
Së pari Kosova, por edhe të përzgjedhurit le të fitojnë.
Drama vazhdon!

Në trend

Më shumë

"Po e shkel Kosovën me këmbë", Gerta, Laerti e G Bani në debat të ashpër me Gjestin pas përjashtimit të Jozit

Magazina
Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në

Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në

Lajme

"Ku ke qenë në luftën e Kosovës, çfarë ke bërë në 99' për vendin budalla", G Bani i drejtohet me fjalë të ashpra Gjestit pas përjashtimit të Jozit

Magazina
Gjesti tallet me Jozin pas daljes dhe i kushton këngë: Ai nuk është më me ne, na ka sharë e ofenduar - në fund Vëllai i Madh e ka përjashtuar

Gjesti tallet me Jozin pas daljes dhe i kushton këngë: Ai nuk është më me ne, na ka sharë e ofenduar - në fund Vëllai i Madh e ka përjashtuar

Magazina
Leonora Jakupi eskalon ndaj Jozi Markut: O i pa fe, o fëlliqësirë - e nderove babain tënd që ka qenë pjesë e UÇK-së

Leonora Jakupi eskalon ndaj Jozi Markut: O i pa fe, o fëlliqësirë - e nderove babain tënd që ka qenë pjesë e UÇK-së

Magazina

"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë një zgjidhje praktike, pa kërcënim

Lajme
Kalo në kategori