LAJMI I FUNDIT:

Zgavra gjigante në tokë “përpiu” automobilin

Zgavra gjigante në tokë “përpiu” automobilin

Një zgavër gjigante u hap në natën ndërmjet të dielës dhe të hënës në qytetin Schmalkalden të Gjermanisë dhe “përpiu” një automobil, i cili ishte i parkuar në garazh, ndërsa autoritetet evakuuan popullsinë.

Krateri i madhësisë rreth 40 me 15 metra u hap rreth orës 3 të mëngjesit. Banorët e afërt dëgjuan një zhurmë dhe thirrën policinë. Zëdhënësi i policisë tha se gropa është e thellë rreth 20 metra. Në incident nuk është lënduar askush, ndërsa një automobil e lëshoi toka.

Rreth 25 banorë të cilët jetojnë në nëntë shtëpi janë evakuuar, ndërsa policia thotë se nuk ka siguri për kthimin e tyre nëpër shtëpi.

Shkaktar i fatkeqësisë ende nuk dihet, ndërsa fenomene të tilla në Gjermani krijohen në vendet ku ndodhen galeri të minierave të vjetra ose në vendet ku uji krijon kanale të nëndheshme.


Policia po heton rastin dhe njoftoi se krateri është krijuar në vendin ku gjatë Luftës së Dytë Botërore ka qenë një bunker i shkatërruar gjatë bombardimit nga ajri. /Telegrafi/