Shtëpia e Bardhë po përpiqet të largojë vëmendjen nga numri i rasteve me coronavirus në SHBA.
“Jemi në rrugën e duhur”, tha zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Kayleigh McEnany të hënën në konferencën për shtyp.
Shtetet e Bashkuara përfaqësojnë 20% të numrit total të rasteve në shkallë globale.
Afro 2.3 milionë kanë rezultuar pozitivë në Shtetet e Bashkuara si dhe mbi 120 mijë të vdekur deri tani.
“Jemi të kënaqur që shohim rënie” të prirjes së vdekshmërisë, tha zonja McEnany.
Por raportimet nga 31 shtete amerikane tregojnë se ritmet e riprodhimit po rriten duke treguar se një person ia kalon virusin më tepër se një personi tjetër që tregon përhapje të sëmundjes.
Presidenti Donald Trump, në një tubim për fushatë të shtunën në Oklahoma e cilësoi testimin për virus “një thikë me dy presa” sepse kur shtohen analizat, “do të zbulosh më shumë njerëz të infektuar.
Prandaj i kam udhëzuar ‘Ju lutem ngadalësoni testimet’”, tha presidenti.
“Ai e bëri atë koment me shaka”, tha zëdhënësja McEnany të hënën në konferencën për shtyp.
“Presidenti me udhëheqjen e tij e ka bërë SHBA vendin kryesues në botë” për testimet për coronavirus.
Zotit Trump iu drejtua pyetja të hënën gjatë një interviste me televizionin Scripps nëse kishte udhëzuar vërtetë që të ngadalësoheshin ritmet e testimit. Ai nuk iu përgjigj drejtpërdrejt pyetjes por tha “Nëse i ngadalësojmë ritmet, nuk do të kishin kaq shumë raste”.
Zëdhënësja McEnany u pyet disa herë nga gazetarët të hënën lidhur me termin që kishte përdorur presidenti gjatë tubimit në Oklahoma, ku e kishte quajtur virusin “Kung Flu” = “Gripi ‘Kung’”.
“Termi ‘Kung Flu’ është tepër ofendues për shumë amerikanë me prejardhje aziatike”, tha korrespondentja e Shtëpisë së Bardhë për rrjetin CBS, Weijia Jiang, duke i drejtuar pyetjen zëdhënëses së Shtëpisë së Bardhë.
Zëdhënësja nuk u shpreh nëse Shtëpia e Bardhë e konsideron si term racist shprehjen e përdorur.
“Media po përpiqet të luajë lojëra”, me terminologjinë e virusit, i cili u diktua për herë të pare në Wuhan të Kinës, u përgjigj zëdhënësja, e cila shtoi se “presidenti nuk ndjen kurrë keqardhje që e ka kthyer përsëri barrën e fajit mbi Kinën”.
Në mars, kur këshilltarja e presidentit, Kellyanne Conway dëgjoi nga gazetarja Jiang se një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë kishte përdorur në praninë e saj termin “Kung Flu” në kushte anonimiteti, këshilltarja Conway ishte shprehur se ky ishte term “tepër ofendues” dhe kishte këmbëngulur të mësonte identitetin e zyrtarit që e kishte përdorur.
Presidenti është i përqendruar në rihapjen e ekonomisë së goditur rendë nga pandemia, ndërkohë që vazhdon të fajësojë Kinën që nuk e parandaloi përhapjen e virusit.
Fushata e Presidentit Trump u ndesh me kritika pasi organizoi tubimin e së shtunës në një sallë të mbyllur, aktiviteti më i madh i zhvilluar në ambient të mbyllur që kur filloi izolimi social.
Tubimi tërhoqi më pak se 50% të numrit që ishte parashikuar.
Sipas Departamentit të Zjarrfikësve, vetëm 6200 pjesëmarrës u mblodhën krahasuar me 19 mijë e 199 vende që kishte salla.
Fushata e presidentit tha se kishte marrë më shumë se 1 milion kërkesa për bileta.
Presidenti shkon të martën në Arizona ku numri i rasteve me coronavirus është dyfishuar në dy javët e fundit.
Ai pritet të vizitojë murin që po ngrihet në zonën kufitare të qytezës Yuma, një ndër vatrat aktive me coronavirus. Më pas ai do të mbajë fjalim në një kishë në Finiks para më shumë se 3000 vetëve, pjesa më e madhe pjesë e grupit “Studentët për Trumpin”.
Komuna e Yumas dhe qyteti i Finiksit kanë urdhëresa për vënien e maskave në publik. /VOA/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Exit Poll-i për zgjedhjet në Gjermani: Fiton CDU/CSU, AfD në vendin e dytë

Merz: I kemi fituar këto zgjedhje

Pengu izraelit ia puth ballin luftëtarit të Hamasit gjatë lirimit të tij

Aeroplani i American Airlines devijon nga udhëtimi i planifikuar, aterron në Romë për “shkaqe sigurie”

Scholz pranon humbjen

Zelensky i gatshëm të heq dorë nga posti i presidentit në këmbim të paqes në Ukrainë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë