LAJMI I FUNDIT:

Zemër bajgash, dhuratë gruas për Shën Valentin

Zemër bajgash, dhuratë gruas për Shën Valentin

Ku ka më mirë se një “I love you”, në një zemër 800 metra të madhe, të punuar nga bajgat.

Një burrë nga Minnesota krijoi për Shën Valentin një dhuratë për bashkëshorten e tij 37 vjeçare, në pronën e fermës së tij rreth 12 kilometra në juglindje të Albert Lea.

Bruce Andersland i tha gazetës lokale “Alberta Lea Tribune” se ai e filloi projektin me traktorin e tij dhe shpërndarësin e plehrave të mërkurën dhe e përfundoi atë të enjten.

Bashkëshortja e tij, Beth, tha se kjo është dhurata më e madhe dhe më origjinale që ajo ka marrë ndonjëherë për Shën Valentin. /Telegrafi/