Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, është shprehur kundër rikthimit të masave kufizuese.
Zemaj në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka thënë se do të bëjë përpjekje maksimale që të mos kthehen masat paraprake dhe gjendja e jashtëzakonshme.
“Është problem nacional se si duhet t’i adresohemi problemit. Unë kam përballë zyrën e vullnetareve që janë psikolog e psikiatër. Brenda orës ka qindra thirrje nga qytetarë që kërkojnë ndihmë pas pandemisë. Ne do të angazhohemi në maksimum që të respektohen masat dhe të barten maskat aty ku nuk mund të respektohet distanca…Angazhohem 24 orë që të mos ketë rikthim të masave”, tha ai, përcjell Telegrafi.
Ministri i Shëndetësisë thotë se edhe institucionet publike si Posta e Kosovës mund të mbyllen nëse nuk respektohen masat.
Zemaj thotë se numri i madh i të prekurve është edhe pasojë e testeve të mëdha që janë bërë prej se ka ardhur ai në krye të ministrisë.
“Sa të jem unë ministër nuk do të kursehen testet dhe nuk do të ketë testime selektive”.
Ministri i Shëndetësisë thotë se miliona euro janë shpenzuar për pandeminë dhe nuk është në rregull që të mos ketë testime masive.
“Çdokush që ka simptoma dhe thërret në telefon unë do të insistojë që të testohet”, tha ndër të tjera Armend Zemaj./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Gjendet i pajetë shtetasi gjerman në Korçë, ishte i martuar me një shqiptare

Iu shpëtojnë plumbave në drejtim të tyre – arrestohet i dyshuari për tentim vrasjen e dy personave në Gjakovë

Gjilanasi zhduket në Turqi, nga 5 shkurti ka humbur kontaktet me familjen

Shëndeti mendor i fëmijëve – fazat e zhvillimit, përshtatja në kopsht, adoleshenca e llojet e prindërimit, flet psikologia Mirjeta Deliu

Gjashtë persona arrestohen për sulm ndaj policisë pas përleshjes në veri të Mitrovicës

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Analistët komentojnë "ofertën" e Limajt për Kurtin: Vetfaktorizim apo hapje e lojës politike?

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania