LAJMI I FUNDIT:

Zemaj: Gjatë kësaj jave licencohen edhe laboratorët e tjerë privat për testet e COVID-19 në gjithë Kosovën

Zemaj: Gjatë kësaj jave licencohen edhe laboratorët e tjerë privat për testet e COVID-19 në gjithë Kosovën

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka thënë se licencimi i laboratorëve privat që do të bëjnë testin për COVID-19 do të përfundojë gjatë kësaj jave në gjithë territorin e Kosovës.

Zemaj përmes një postimi në Facebook, ka bërë të ditur se po vijon ende shqyrtimi i aplikacioneve të laboratorëve të tjerë që kanë aplikuar për licencim.


“Licencimi i institucioneve private shëndetësore për kryerjen e testeve SRS-Cov-2 ka qenë më se i nevojshëm dhe si proces tërësisht do të përfundojë gjatë kësaj jave, me shtrirje në të gjithë territorin e Kosovës. Deri më tash, Bordi për Licencim të Institucioneve Private Shëndetësore ka shqyrtuar 34 aplikacione (nga mbi 100 sa kanë aplikuar) të institucioneve private shëndetësore, të cilat kanë bërë kërkesa për lejimin e shërbimit të testimeve për SARS-Cov-2. Bordi ka konstatuar se 29 prej këtyre institucioneve i plotësojnë kriteret për kryerjen e testimeve për SARS Cov-2. Prej 29 ISHP të licencuara, 27 do të kryejnë testime serologjike, ndërsa 2 të tjera do të kryejnë testime molekulare (RT-PCR). Bordi për Licencim të Institucioneve Private Shëndetësore po vijon me shqyrtimin e aplikacioneve të institucioneve private dhe gjatë javës do të publikohen edhe emrat e institucioneve të tjera, të cilave do t’u lejohet kryerja e testeve për SARS-Cov-2”, shkruan Zemaj.

Ministri i Shëndetësisë ka bërë të ditur se Inspektorati Shëndetësor do të kryejë inspektime nëpër këto institucione të licencuara, për të parë afër gatishmërisë e këtyre laboratorëve për të kryer testimet për COVID-19.

“Nga nesër, Inspektorati Shëndetësor do të kryejë inspektime në institucionet të cilave u është lejuar kryerja e testimeve, për të parë nga afër gatishmërinë e tyre për t’i kryer testimet dhe për t’i verifikuar të dhënat e prezantuara nga këto institucione me rastin e aplikimit dhe dhënies së Deklaratës nën betim për kushtet e plotësuara për kryerjen e testimeve sipas Udhëzimit Administrativ 01/2020 për plotësimin dhe ndryshimin e Udhëzimit Administrativ 09/2014, Kushtet për punë sa i përket hapësirës, kuadrit profesional dhe pajisjeve medicinale të institucioneve private shëndetësore jashtëspitalore dhe Udhëzimit Administrativ 02/2020 për plotësimin dhe ndryshimin e Udhëzimit Administrativ 06/2015 Kushtet e përgjithshme dhe të veçanta spitalore”, shkruan Zemaj.

Ndryshe, Ministria e Shëndetësisë ka publikuar listën e laboratorëve të cilët janë licencuar dhe tashmë mund të bëjnë testimet për COVID-19.

Publikohet lista e laboratorëve privatë që do të kryejnë teste serologjike dhe molekulare për COVID-19
Lexo po ashtu Publikohet lista e laboratorëve privatë që do të kryejnë teste serologjike dhe molekulare për COVID-19

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se Bordi ka shqyrtuar 34 aplikacione të institucioneve private shëndetësore lidhur me testime molekulare dhe serologjike, ndërsa 29 prej këtyre institucioneve i plotësojnë kriteret për kryerjen e testimeve për SARS Cov-2. 27 institucione private shëndetësore do të aplikojnë testime serologjike, ndërsa 2 të tjera do të kryejnë testime molekulare (RT-PCR). /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kurti: Kushtëzimi i anëtarësimit në KiE me Asociacionin është absurd

Kurti: Kushtëzimi i anëtarësimit në KiE me Asociacionin është absurd

Lajme
Deputeti gjerman: Ndërlidhja e Asociacionit me anëtarësimin e Kosovës në KiE do të ishte gabim i rëndë, shtetet perëndimore nuk mësuan nga gabimet e së kaluarës

Deputeti gjerman: Ndërlidhja e Asociacionit me anëtarësimin e Kosovës në KiE do të ishte gabim i rëndë, shtetet perëndimore nuk mësuan nga gabimet e së kaluarës

Lajme
Flet neuropsikiatri që trajtoi nënën që dyshohet se u vetëvra duke u hedhur në lumin Buna me tre fëmijët

Flet neuropsikiatri që trajtoi nënën që dyshohet se u vetëvra duke u hedhur në lumin Buna me tre fëmijët

Lajme
Kusari-Lila e shqetësuar pasi i akuzuari që e kanosi arrin marrëveshje me prokurorinë për pranim të fajësisë

Kusari-Lila e shqetësuar pasi i akuzuari që e kanosi arrin marrëveshje me prokurorinë për pranim të fajësisë

Lajme
The Telegraph: Një në tre gra britanike ndihet e trishtuar, më keq se ato në Kosovë e në Arabinë Saudite

The Telegraph: Një në tre gra britanike ndihet e trishtuar, më keq se ato në Kosovë e në Arabinë Saudite

Lajme
Gjashtë të lënduar nga aksidenti në Prishtinë, fotografi nga vendi i ngjarjes

Gjashtë të lënduar nga aksidenti në Prishtinë, fotografi nga vendi i ngjarjes

Kronika e Zezë
Kalo në kategori