LAJMI I FUNDIT:

Zelensky zhvillon bisedë telefonike me kancelarin gjerman, diskutojnë për sanksionet e reja ndaj Rusisë

Zelensky zhvillon bisedë telefonike me kancelarin gjerman, diskutojnë për sanksionet e reja ndaj Rusisë

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka njoftuar se ka biseduar sot në telefon me kancelarin gjerman Olaf Scholz, me të cilin kanë diskutuar për sanksionet e reja të mundshme mbi Rusinë, si dhe ka kërkuar përkrahje financiare dhe asistencë ushtarake.

“Kam zhvilluar një bisedë telefonike me Olaf Scholzin. Kemi theksuar se duhet të identifikohen të gjitha krimet e luftës me qëllim që të ndëshkohen”, tha Zelensky në postimin e tij në Twitter, transmeton Telegrafi.

“Gjithashtu kemi biseduar për sanksionet e reja kundër Rusisë. Si dhe përkrahjen financiare dhe atë ushtarake”, shtoi Zelensky.


Kjo bisedë telefonike u zhvillua në kohën kur po shqyrtohet pakoja e gjashtë e sanksioneve ndaj Rusisë nga vendet anëtare të Bashkimit Evropian, gjë që e ka kërkuar prej kohësh Kievi. /Telegrafi/