Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka thënë se kombi i tij ka ndërmarrë “një hap shumë të rëndësishëm” drejt Bashkimit Evropian pas një takimi të hënën me Sekretaren e Përgjithshme të Këshillit të Evropës.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Zelensky u takua me Marija Pejçinoviq Buriq për të diskutuar “mënyrat konkrete për të mbështetur Ukrainën në këtë kohë të vështirë për vendin”, sipas një deklarate nga zyra e presidentit ukrainas.
“Sot, ne kemi bërë një hap tjetër – një hap shumë i rëndësishëm dhe jo thjesht formal – në rrugën tonë drejt Bashkimit Evropian”, citohet të ketë thënë Zelensky në një fjalim pas takimit.
Udhëheqësit diskutuan gjithashtu “iniciativat për të krijuar një grup ekspertësh ligjorë për të ndihmuar Zyrën e Prokurorit të Përgjithshëm” dhe një platformë të re në internet që synon mbështetjen e komuniteteve lokale në Ukrainë, Cities4Cities.
Zelensky theksoi se një nga çështjet kryesore për Ukrainën “është mbrojtja e të drejtave të njeriut në territoret e pushtuara përkohësisht”.
Në fjalimin e tij, Zelensky tha se vendi gjithashtu plotësoi pjesën e dytë të përgjigjeve “për një pyetësor të veçantë” që është dorëzuar te secili vend që dëshiron të anëtarësohet në Bashkimin Evropian.
Ai theksoi se ai përfundoi brenda disa javësh, por zakonisht duhen muaj.
Presidenti ukrainas ka bërë të ditur gjithashtu se u takua me presidentin e Këshillit Evropian, Charles Michel, dhe presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen dhe i falënderoi për mbështetjen e tyre.
“Ata e dinë mirë se kjo luftë nuk është vetëm për lirinë tonë, por edhe për lirinë e të gjithë evropianëve”, ka shtuar ai. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Si kërcënimet e Trump kanë ndryshuar gjithçka në politikën e Kanadasë

Mark Carney fiton garën për të pasuar Justin Trudeau si kryeministër i Kanadasë

Ukraina nënshkruan marrëveshje me prodhuesin e IRIS-T për të trefishuar sistemin e mbrojtjes ajrore dhe furnizimet me raketa

Gabon rëndë Departamenti i Musk, vendos bazën sekrete të CIA-s në listën e ndërtesave për shitje

Trump thotë se Ukraina 'mund të mos mbijetojë' edhe me ndihmën e SHBA-së

Musk: Linja e frontit të Ukrainës bie nëse e çaktivizoj Starlink

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Si kërcënimet e Trump kanë ndryshuar gjithçka në politikën e Kanadasë

Mark Carney fiton garën për të pasuar Justin Trudeau si kryeministër i Kanadasë

Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU "Gjakova" u përfshi në negociata për një tender të ndërmarrjes

Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Ukraina nënshkruan marrëveshje me prodhuesin e IRIS-T për të trefishuar sistemin e mbrojtjes ajrore dhe furnizimet me raketa