LAJMI I FUNDIT:

Zelensky thotë se Rusia është “qartësisht në panik” – ndërsa Ukraina marshon më në lindje

Zelensky thotë se Rusia është “qartësisht në panik” – ndërsa Ukraina marshon më në lindje

Ukraina pretendon se trupat e saj kanë marshuar më tej në lindje në territorin e braktisur kohët e fundit nga rusët, ndërsa forcat e mbrojtjes vazhdojnë të “rrëmbejnë” tokën.

“Okupatorët janë qartazi në panik”, ka thënë presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy vonë të hënën, duke shtuar se ai tani ishte i fokusuar në “shpejtësinë” në zonat e çliruara.

Zelenskyy la të kuptohej se do të përdorte një fjalim video në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara të mërkurën për t’u bërë thirrje vendeve që të përshpejtojnë dërgesat e armëve dhe ndihmave.


“Ne po bëjmë gjithçka për të siguruar që nevojat e Ukrainës të plotësohen në të gjitha nivelet – mbrojtjes, financiare, ekonomike, diplomatike”, citohet të ketë thënë ai.

Forcat e armatosura të Ukrainës kanë rimarrë kontrollin e fshatit Bilohorivka dhe po përgatiten të rimarrin provincën Luhansk nga pushtuesit rusë, tha guvernatori Serhiy Haidai.

Fshati është vetëm rreth 10 kilometra në perëndim të qytetit Lysychansk, i cili ra në duart e rusëve pas javësh betejash të rënda në korrik.

“Do të ketë luftime për çdo centimetër”, ka thënë Haidai. “Armiku po përgatit mbrojtjen e tij. Kështu që ne nuk do të marshojmë me thjeshtësi”. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Goditja e parë e administratës Trump për Kroacinë - i refuzohet hyrja në një organizatë të rëndësishme

Goditja e parë e administratës Trump për Kroacinë - i refuzohet hyrja në një organizatë të rëndësishme

Kroacia

"Kostumin e vesh kur të përfundojë lufta" - si po e pasqyron Zelensky, luftën dhe realitetin në Ukrainë përmes veshjeve

Botë
Zelensky thotë se

Zelensky thotë se "fundi i luftës është shumë, shumë larg" – vjen reagimi i Trump

Botë

"Çizmet në tokë dhe aeroplanët në ajër" - plani katër pikësh i Britanisë së Madhe për të garantuar paqen në Ukrainë

Botë
Trump thotë se nuk mendon se marrëveshja e Ukrainës për mineralet “ka vdekur”

Trump thotë se nuk mendon se marrëveshja e Ukrainës për mineralet “ka vdekur”

Botë
Pesë shtetet me gjasat më të mëdha ta fitojnë Luftën e Tretë Botërore

Pesë shtetet me gjasat më të mëdha ta fitojnë Luftën e Tretë Botërore

Kalo në kategori