LAJMI I FUNDIT:

Zelensky shkarkon komandantin e lartë ushtarak ukrainas

Zelensky shkarkon komandantin e lartë ushtarak ukrainas

Volodymyr Zelensky ka shkarkuar një komandant të lartë ushtarak ukrainas që ndihmonte në udhëheqjen e luftës kundër Rusisë në lindje të vendit.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, presidenti ukrainas shkarkoi Eduard Moskalyov si komandant të forcave të përbashkëta të Ukrainës në një dekret të shpallur të dielën.

Ai nuk ka dhënë asnjë arsye për këtë lëvizje ndërkohë që as llogaritë e forcave të përbashkëta në Facebook dhe as në Twitter nuk përmendën shkarkimin.


Forcat e përbashkëta janë përfshirë në beteja në rajonin e Donbasit në lindje të vendit.

Forcat ruse janë ende duke u përpjekur për të marrë dy rajonet lindore që përbëjnë Donbasin dhe presidenti ukrainas e ka përshkruar situatën ushtarake në lindje si të vështirë dhe të dhimbshme.

Njësitë pro-Moskës po përqendrojnë përpjekjet e tyre në qytetin lindor të Bakhmut, si pjesë e përpjekjeve të saj për të marrë kontrollin e rajonit të Donbas.

Zelensky përmendi Moskalyov në një fjalim të përditshëm të premten kur renditi komandantët ushtarakë me të cilët kishte folur.

Komandanti kishte qenë në këtë post që nga marsi i kaluar, menjëherë pasi Rusia filloi agresionin mbi Ukrainë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Paralajmëron Macron: Franca po konsideron shtrirjen e arsenalit të saj bërthamor për mbrojtjen e aleatëve

Paralajmëron Macron: Franca po konsideron shtrirjen e arsenalit të saj bërthamor për mbrojtjen e aleatëve

Botë
Pak momente pasi u ngrit në ajër, shpërthen motori i aeroplanit – pilotja bën ulje emergjente në Bukuresht

Pak momente pasi u ngrit në ajër, shpërthen motori i aeroplanit – pilotja bën ulje emergjente në Bukuresht

Rumania
Nga operatorët e sistemeve raketore Patriot deri te pilotët e aeroplanëve F-16, ukrainasit falënderojnë popullin amerikan për ndihmën e ofruar

Nga operatorët e sistemeve raketore Patriot deri te pilotët e aeroplanëve F-16, ukrainasit falënderojnë popullin amerikan për ndihmën e ofruar

Evropa
Kanadezët bojkotojnë produktet amerikane, shitësit heqin nga raftet e dyqaneve gjithçka të SHBA-së

Kanadezët bojkotojnë produktet amerikane, shitësit heqin nga raftet e dyqaneve gjithçka të SHBA-së

Amerika
Lufta e Rusisë në Ukrainë nxit një stuhi diplomatike

Lufta e Rusisë në Ukrainë nxit një stuhi diplomatike

Botë
Zëvendëspresidentin dhe kryetarin e Dhomës së Përfaqësuesve i “tradhton” mikrofoni, dëgjohen duke folur keq për Bidenin

Zëvendëspresidentin dhe kryetarin e Dhomës së Përfaqësuesve i “tradhton” mikrofoni, dëgjohen duke folur keq për Bidenin

Amerika
Kalo në kategori