LAJMI I FUNDIT:

Zelensky: Mobilizimi i trupave rezervë është një pranim se “ushtria e Rusisë nuk është në gjendje të luftojë” në Ukrainë

Zelensky: Mobilizimi i trupave rezervë është një pranim se “ushtria e Rusisë nuk është në gjendje të luftojë” në Ukrainë

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka thënë se mobilizimi i qindra mijëra trupave rezervë nga Rusia është një pranim se “ushtria e saj nuk është në gjendje të luftojë”.

Presidenti Putin njoftoi thirrjen javën e kaluar teksa rusët luftojnë kundër një kundërofensive ukrainase që ka rimarrë sasi të mëdha territori javët e fundit.

Por kjo thirrje është përballur me protestat në shumë qytete ruse, nga të cilat janë bërë rreth 2000 arrestime.


“Ata pranuan se ushtria e tyre nuk është në gjendje të luftojë më me Ukrainën”, ka thënë presidenti Zelensky në një intervistë për CBS News.

“Oficerët e tyre të nivelit të lartë janë vrarë në Ukrainë në fushën tonë të betejës. Ata nuk e prisnin rezistencën që panë nga ne”.

Ai tha gjithashtu se beson se Rusia do të sulmojë infrastrukturën elektrike të Ukrainës në muajt e ardhshëm.

Në këtë drejtim, Zelensky tha se dimri do të ishte “shumë i vështirë”.

“Ata do të gjuajnë raketa dhe do të synojnë rrjetin tonë elektrik. Kjo është një sfidë, por ne nuk kemi frikë nga kjo”, tha ai në programin e CBS, “Face the Nation”.

Dhe mbi sugjerimin e presidentit Vladimir Putin javën e kaluar se ai nuk ka frikë të përdorë armë bërthamore, Zelensky tha se besonte se lideri rus mund të ishte serioz.

“Ndoshta dje ishte bllof. Tani, mund të jetë një realitet”, ka theksuar ai.

Presidenti ukrainas tha gjithashtu se më shumë varreza masive ishin gjetur në Izyum të çliruar së fundmi, një qytet në rajonin e Kharkiv. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Trump pësoi një goditje tjetër ligjore

Trump pësoi një goditje tjetër ligjore

'Një pazarllëk': Çfarë arriti Samiti i Kajros për Gazën?

'Një pazarllëk': Çfarë arriti Samiti i Kajros për Gazën?

Sekretari amerikan i Shtetit shfaqet në televizion me kryq në ballë - paraqitja e tij tani ka një shpjegim

Sekretari amerikan i Shtetit shfaqet në televizion me kryq në ballë - paraqitja e tij tani ka një shpjegim

Botë
Ontario e Kanadasë zbaton tarifën 25% për energjinë elektrike – goditen tri shtete të SHBA-së

Ontario e Kanadasë zbaton tarifën 25% për energjinë elektrike – goditen tri shtete të SHBA-së

Botë
Zelensky të hënën në Arabinë Saudite - aty do të zhvillohen pa të bisedimet Ukrainë-SHBA

Zelensky të hënën në Arabinë Saudite - aty do të zhvillohen pa të bisedimet Ukrainë-SHBA

Liderët e opozitës refuzojnë ofertën e Trumpit për rrëzimin e Zelenskyt - nuk duan zgjedhje në kohë lufte në Ukrainë

Liderët e opozitës refuzojnë ofertën e Trumpit për rrëzimin e Zelenskyt - nuk duan zgjedhje në kohë lufte në Ukrainë

Kalo në kategori