LAJMI I FUNDIT:

Zelensky llogarit për më shumë ndihmë ushtarake nga perëndimi për Ukrainën, në dy muajt e ardhshëm

Zelensky llogarit për më shumë ndihmë ushtarake nga perëndimi për Ukrainën, në dy muajt e ardhshëm

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka thënë mbrëmë se pret që këtë muaj dhe në shkurt, të nënshkruan një sërë pakosh të reja mbrojtëse nga Perëndimi për Ukrainën.

“Po bëhemi gati për marrëveshje të reja me partnerët, marrëveshje të fuqishme bilaterale”, tha Zelensky në adresimin e tij të mbrëmshëm, transmeton Telegrafi.

“Janari dhe shkurti do të duhej të sillnin rezultate të pritshme. Tashmë ekzistojnë datat e caktuara se kur mund të priten dokumentet e reja”, shtoi presidenti ukrainas, shkruan Reuters.


Zjarr në terminalin e prodhuesit të gazit në Rusi, qytetarët thonë se dëgjuan dronë dhe shpërthime të fuqishme
Lexo po ashtu Zjarr në terminalin e prodhuesit të gazit në Rusi, qytetarët thonë se dëgjuan dronë dhe shpërthime të fuqishme

Pasi që Rusia filloi pushtimin e Ukrainës në shkurt të vitit 2022, aleatët perëndimorë të Kievit u bashkuan për t’i ofruar ndihmë ushtarake dhe ndihma tjera, për të ndihmuar ukrainasit në mbrojtjen e vendit të tyre.

Por duke marrë parasysh se lufta është duke hyrë në vitin e tretë, me pak ndryshime të rëndësishme në fushëbetejë gjatë 12 muajve të fundit dhe me kundërshtimet në rritje në Shtetet e Bashkuara për pakot e reja të ndihmës ushtarake për Ukrainës, municioni dhe armët kanë munguar muajve të fundit.

Zelensky nuk tregoi se për cilat vendet bëhet fjalë me të cilat do të finalizonte marrëveshjet. Ai e kaloi muajin e fundit nëpër misione diplomatike ndërkombëtare, duke tentuar të sigurojë së ma shumë mbështetje politike dhe ushtarake. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Kancelari i ardhshëm i Gjermanisë thotë se Evropa duhet

Kancelari i ardhshëm i Gjermanisë thotë se Evropa duhet "të arrijë pavarësinë" nga SHBA

Botë
Çfarë do të thotë për Evropën fitorja e Friedrich Merz?

Çfarë do të thotë për Evropën fitorja e Friedrich Merz?

Evropa
Astronomët zbulojnë

Astronomët zbulojnë "çelësin" që na ndihmon të kërkojmë për jetë në planete tjera

Botë
Ursula von der Leyen mbërrin në Kiev me 3.5 miliardë euro ndihmë të re financiare për Ukrainën

Ursula von der Leyen mbërrin në Kiev me 3.5 miliardë euro ndihmë të re financiare për Ukrainën

Botë
Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri

Evropa
Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

Evropa
Kalo në kategori